<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Ilaçi që mund të zgjasë periudhën e lindshmërisë te gratë

Çdo ditë e më shumë rritet numri i njerëzve që presin më gjatë për të pasur fëmijë. Ndërkohë që ka shumë njerëz që presin të marrin vendime të tilla, rreth një e treta e çifteve mund të kenë vështirësi për shtatzënësi nëse gruaja është më e vjetër se 35 vjeçe. Kjo ndodh pasi te gratë mbi keëtë moshë fillojnë simptomat e menopauzës, kohë kur ulen gjasat për shtatzani.

Disa shkencëtarë që aktualisht janë duke bërë një studim për këtë, pretendojnë se ilaçi rapamycin, i cili shpesh përdoret për parandalimin e dështimit të organeve të transplantuara, mund të zgjasë periudhën pjellore te gratë deri në pesë vjet, shkruan CNN.

Ky pretendim i shkencëtarëve është i bazuar në rezultatet e hershme të një studimi pilot që ata e kanë realizuar e i cili ende nuk është analizuar nga kolegët e tyre.

Ndërkohë që është ende shumë herët për të treguar nëse rapamycini do të mund të bëhet trajtim për zgjatjen e periudhës së lindshmërisë, do të duhet të pritet rreth dy vjet në mënyrë që studimi të përfundojë. Megjithatë ka arsye që doktorët po i shtyjnë të jenë optimistë rreth gjetjes që bënë. Shumë studime që janë bërë në minj, kanë treguar se rapamycini është i mirë për disa aspekte të moshës së shtyrë, përfshirë pjellorinë.

Rapamycini është komponim bakterial që lejon qelizat të mbijetojnë më gjatë në laborator. Shumë shpesh përdoret te pacientët që bëjnë transplantim të organeve, për ta përgatitur sistemin imunitar në mënyrë që trupi të mos e refuzojë organin.
Ky ilaç përdoret edhe për të trajtuar problemet vaskulare duke ngadalësuar rritjen e qelizave (të tilla si tumoret).

Studimet e ilaçit që janë bërë në minj, kanë treguar se ai mund të veprojë kundër humbjes së masës muskulore, që ndodh për shkak të moshës.

admin admin

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

10 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

11 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

11 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

11 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

12 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

12 hours ago