Udhëtimet nëpër botë të japin një ndjesi dhe emocion të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për të parë e provuar eksperienca që nuk i hasim në vendin ku jetojmë.
Skyhook, faqja kushtuar udhëtimeve bëri një sondazh për të zbuluar se cilat ishin vendet më të preferuara në botë për t’u vizituar.
Nga ky sondazh 15 ishin ato që kryesuan top listën.
Vendin kryesor nga turistët e morën shtetet nga ku mund të shihen Dritat Veriore, si SHBA, Alaska, Minesota, Michigan, Maine dhe disa vende të tjera veriore.
Vendin numër dy e zuri ‘Trekking’ në shtegun e Inkave për në Machu Picchu, vendi i tretë u pasua nga vizitat në ishujt Galapagos, më pas ngjitja në majën e Kilimanxharos, në vendin e pestë lundrimi në Antarktik, më pas eksplorimi i qytetit antik të Petrës, udhëtimi në kampin e Everesti, vizita në safarin e Afrikës, zhytje në “Great Barrier Reef”, udhëtim në hapësirë, “Trekking” me gorilla, vizitat në kanionin e madh të Arizonës, përjetimi i eksperiencës në balonat e Kapadokias, vizitë në pamjen mahnitëse të Angkor Wat në Cambodia, dhe në vend të 15-të u listua eksperienca e sërfit në Indonezi.
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…