Categories: SHKENCË/TECH

Zhvillohet një model i inteligjencës artificiale që do të parashikojë ecurinë e zjarreve pyjore

Njëri prej personaliteteve famëkeqe me rol kyç në zbatimin e politikës rankoviqiane në Kosovë dhe në viset shqiptare në ish-Jugosllavi, Vojin Lukiq (1919 – 1997) më në fund ka shpalosur detaje nga “Aksioni i mbledhjes së armëve” në Kosovë dhe qysh në fillim mund të themi se ai ka ndriçuar mjaft ngjarje të panjohura por që njëkohësisht janë pjesë të manifestimit të antishqiptarizimit dhe justifikimit të politikës shtetërore, që u ushtrua në Kosovën e viteve 1956 – 1966. “Shkurt, kosovarët ishin të padisponuar që t’i dorëzonin armët”, dëshmonte ai

Krimet në retrospektivë, rikthimi i rrëfimit në kujtesën e ideatorëve të politikës hegjemoniste  

Përveç krizës ekonomike që e kishte përfshirë shoqërinë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë nga mesi i viteve të tetëdhjeta të shekullit XX, njëri prej dokumenteve që do ta shtynte shtetin e dikurshëm drejt humnerës dhe që deri në këtë kohë merrej si shembull i mirë në botë, do të jetë “Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve”.

“Nga fundi i pranverës së vitit 1986 e lutëm akademik Pavle Iviqin (1924 – 1999) që ta bënte redaktimin dhe harmonizimin e tekstit përfundimtar të ‘Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve’”, ka dëshmuar akademiku Mihaljo Markoviq (1923 – 2010). Derisa versioni përfundimtar i “Memorandumit” pas dy takimeve të Këshillit për Përgatitjen e Memorandumit më 19 dhe 23 shtator 1986 tashmë ishte përfunduar, vetëm një ditë më vonë dikush i kishte tradhtuar akademikët serbë, sepse më 24 shtator në një të përditshme beogradase ishte publikuar teksti me titull “Rruga e pashpresës” dhe kështu për herë të parë në opinion pa ‘dëshirën’ e përpiluesve rrodhën informacionet për projektin e Memorandumit…!”

“Kurrë nuk e mor vesh se si ndodhi që teksti të shfaqej në opinion. Pasi autori i sulmit ishte gazetari dhe dhëndri i akademik Jovan Gjorgjeviqit, ngeli bindja e thellë se ky thjesht e kishte vjedhur tekstin prej vjehrrit edhe pse Gjorgjeviqi nuk ishte marrë me këtë çështje, por megjithatë në fund ai e kishte marrë versionin përfundimtar prej Këshillit Përgatitor me qëllim që ta bënte shqyrtimin e tij”, me dëshpërim ka sqaruar akademik Markoviq, një doajen i Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite midis qarqeve kritike të politikës nacionaliste në Beograd, ekziston bindja se publikimi i informacioneve rreth Memorandumit, pikërisht është kurdisur nga vetë autorët e tij, thjesht me qëllim të testimit të opinionit të gjerë në Serbi!

Por në anën tjetër projektet e tilla u kishin dhënë kurajë nacionalistëve serbë atëbotë, por edhe më vonë, prandaj ata e kishin llogaritur se më në fund ishte koha që të rishfaqej agresiviteti i tyre në përmasat më të mëdha të mundshme, në raport me Kosovën dhe shqiptarët dhe të cilët nacionalistë e shovinistë, për të gjallë të Titos nuk e kishin pasur guximin që të paraqiteshin në frymën dhe intensitetin e tanishëm.

Në rrjedhën e paraqitjeve të tilla njëri prej personaliteteve famëkeqe me rol kyç në zbatimin e politikës rankoviqiane në Kosovë dhe në viset shqiptare në ish-Jugosllavi, Vojin Lukiq (1919 –  1997) më në fund ka shpalosur detaje nga “Aksioni i mbledhjes së armëve” në Kosovë dhe qysh në fillim mund të themi se ai ka ndriçuar mjaft ngjarje të panjohura por që njëkohësisht janë pjesë të manifestimit të antishqiptarizimit dhe justifikimit të politikës shtetërore, që u ushtrua në Kosovën e viteve 1956 – 1966.  Në vijim do të paraqesim fragmente nga libri i Vojin Llukiqit “Plenumi i Brioneve – qërimi i hesapeve me Aleksandar Rankoviqin” të botuar në vitin 1990 dhe dëshmia e tij siç e cekëm më herët arriti falë erërave të reja nacionaliste paramillosheviqiane, që e përfshinë Serbinë nga koha e vdekjes së kreut të ish-Jugosllavi, Josip Broz Tito në vitin 1980.

Vojin Lukiq

Dëshmia e sekretarit shtetëror për Punë të Brendshme rreth aksionit në Kosovë

Pra, siç e cekëm më lart, njëri ndër njerëzit e rrethit të ngushtë të Aleksandar Rankoviqit në “Aksionin e mbledhjes së armëve” ishte Vojin Llukiq, që në vitet 1953 – 1962 e ushtroi funksionin e Sekretarit Shtetëror të Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Serbisë, ndërsa në vitet 1963 – 1965, Llukiq ishte po ashtu sekretar por tashmë i qeverisë federale. Fillimisht, ai e kujton kohën kur nisi të kërkohej përgjegjësia rreth pasojave të “Aksionit të mbledhjes së armëve” në Kosovë.

“Komiteti Ekzekutiv i KQ LK të Jugosllavisë i dërgoi letër KQ të Serbisë, qysh menjëherë pas Plenumit të Brioneve më 8 korrik të vitit 1966. Përveç tjerash Komiteti Ekzekutiv u rekomandoi Komiteteve Komunale që të bënin analizën e thellë të situatës politike në territoret e tyre dhe deri në fund të muajit, secili komitet duhej t’i dorëzonte raportet në KQ të LK të Serbisë. Kështu u formua edhe Komisioni i Komitetit Ekzekutiv të KQ të LK të Serbisë. Në mbledhjen e mbajtur më 13 – 15 gusht, komisioni i formuar e shqyrtoi raportin e Komitetit Ekzekutiv të KQ të LK të Serbisë lidhur me veprimtarinë e Shërbimit të Punëve të Brendshme, por në fund u konstatua se disa çështje në raport nuk ishin ndriçuar sa duhet”. Duhet tërhequr vërejtja se ish-sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Llukiq padurimin më të madh edhe pse nuk e thotë troç, e manifeston rreth heshtjes së gjatë të ish-shefit të tij Aleksandar Rankoviq dhe mosparaqitjes në opinion së paku menjëherë pas vdekjes së Titos. Llukiq më tej ka shkruar se “bazë për shqyrtimin e aktiviteteve të LK të Serbisë në realizimin e vendimeve të Plenumit të Katërt të LK të Jugosllavisë (Plenumit të Brioneve) ishin materialet që ishin përpunuar në Komitetin Qendror, por që në realitet ato materiale ishin të mbështetura mbi analizat e komiteteve lokale, të rretheve, qyteteve por edhe të Komiteteve Krahinore dhe nga përcjellja e drejtpërdrejtë e këtyre aktiviteteve nga Komitetit Ekzekutiv i KQ të LK të Serbisë”. Llukiq më tej është shprehur:

“Në mbledhjen e 2 shtatorit 1966, u kërkua që Komiteti Krahinor i Kosovës të bëjë gati raportin për problemet të cilat do t’i shqyrtojë Komiteti Ekzekutiv. Në realitet mbajtja Plenumi i Gjashtë i KQ të LK të Serbisë ishte vazhdim i Plenumit të Katërt, prandaj edhe në të u paraqitën akuzat për krimet në Kosovë, prapa të cilëve qëndronte Rankoviqi me grupin e tij nacionalist dhe shovinist”  Në vijim Llukiq ka shpalosur edhe detaje të tjera të raportit ku thuhej “se problemet politike aktuale në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Dukagjinit” janë pasojë e keqpërdorimeve të Organeve të Punëve të Brendshme që kanë ngjarë në vitet 1956 – 1960. Këto rekomandime, Komiteti Ekzekutiv i KQ të LK të Serbisë i bëri publike më 2 shtator të vitit 1966, në ditën kur sekretari i Komitetit Krahinor, Veli Deva i ofroi  informacionet e para dhe konkrete për keqpërdorimet e Organeve të Punëve të Brendshme në Kosovë. Prandaj duke u mbështetur edhe në raportin e Veli Devës, Komiteti Ekzekutiv e përgatiti materialin për Plenumin e Gjashtë të KQ të LK të Serbisë që ishte planifikuar të mbahej më 14 shtator”. Ndonëse Vojin Llukiq, ka dëshmuar për paraqitjen e tij para Komisioni i Komitetit Ekzekutiv të KQ të LK të Serbisë, ku është pyetur edhe për rastet e vrasjeve në burgjet e Kosovës, sikurse edhe për problemet e Shërbimit të Brendshme në Kosovë, megjithatë sipas tij akuzat për gjenocid kundër shqiptarëve në “Aksion e mbledhjes së armëve” si dhe për qëndrim nacionalist e shovinist (nënkupto të Rankoviqit, Llukiqit dhe të Svetsilav Stefanoviqit që do të flasim në vijim) u shfaqën vetëm në Plenumin e Gjashtë të KQ të LK të Serbisë, që le të kuptohet se në Plenumin e Brioneve çështja e Kosovës, vrasjet, dëbimet, rrahjet e shqiptarëve nuk ishin përmendur, së paku jo publikisht.

“Aksionin e mbledhjes së armëve në Kosovë e kam orientuar dhe koordinuar unë”

“Komisioni më ka ftuar në hetime disa herë dhe më ka pyetur për Kosovën, për burgjet në Kosovë edhe për rastet e vdekjeve në to. Komisioni më pyeste se si ka ardhur deri tek ato raste. Unë i paraqita dy raste të vdekjeve në burgjet e Kosovës, një në Pejë dhe një në Prizren, por ua tërhoqa vërejtjen përfaqësuesve të Komisionit se gjendja në burgjet e Kosovës është shumë e keqe sesa në pjesët e tjera të Serbisë, se në Kosovë numri i të burgosurve (shqiptarë) ishte i madh dhe burgjet atje janë gjithnjë të stërngarkuara me të burgosur”, ka sqaruar Llukiq, por ai është përpjekur me çdo kusht që për të gjitha vrasjet, burgosjet, apo siç është dëgjuar edhe akuza për gjenocid në Komisionin e Komitetit Ekzekutiv të KQ të LK të Serbisë, t’ua hedhë fajin udhëheqësve të lartë të shtetit. Krahas tërheqjes së vërejtjes se rrëfimi i mëposhtëm nuk është i plotë për shkak të ruajtjes së sekreteve shtetërore, ish-sekretari federativ i Punëve të Brendshme më tej ka shkruar se “personalisht e ka përcjellë, orientuar dhe koordinuar ‘Aksionin e mbledhjeve së armëve’ në Kosovë!

“Shkurt, kosovarët ishin të padisponuar që t’i dorëzonin armët”

“Aksioni i gjerë i mbledhjes së armëve në Kosovë dhe nëpër rrethet fqinje (nënkupto krahinën e Luginës së Preshevës, por edhe viset shqiptare kufitare të Maqedonisë së Veriut) ka nisur nga fundi i vitit 1955 dhe në fillim të vitit 1956, por armatimi ilegal nga ana e shtetit është konfiskuar edhe më herët. Pas aprovimit të Ligjit për Armët në Serbi në vitin 1954, u provua që të bëhej legalizimi i armëve, por ky aksion nuk dha rezultate në Kosovë dhe përkundrazi që pati aksione të çarmatosjes me ç’rast u bastisën disa shtëpi shqiptare, megjithatë rezistenca e shqiptarëve ishte e madhe, prandaj pati edhe emigrime nga Kosova drejt Shqipërisë. Shkurt, kosovarët ishin të padisponuar që t’i dorëzonin armët”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, shikuar në planin ndërkombëtar, duhet kujtuar se në ato vite shumë aktual ishte veprimi i kundërshtimit të kreut të Moskës, Stalinit nga ana e Titos dhe ngjarjet rreth Rezolutës së Informbirosë, që nga ana e faktorëve politikë perëndimorë u panë si veprime të qëlluara të Titos, po habit fakti se pse udhëheqësia e atëhershme e Serbisë por edhe përfaqësuesit e saj që gjendeshin në krye të institucioneve federale, pikërisht nisin të realizojnë plane dhe zbatojnë politikë të egër tipike staliniste në raport me Kosovën dhe shqiptarët!

Peja si eksperiment    

“Pas vitit 1955, pas normalizimit të marrëdhënieve me BRSS dhe me të gjitha vendet socialiste, pushoi presioni nga vendet e Lindjes dhe kjo madje ndikoi edhe në përmirësimin e situatës në Kosovë” – ka shkruar Llukiq, duke e sqaruar gjenezën e iniciativës për nisjen e aksioneve në Kosovë.
“Sekretariati i Punëve të Brendshme në Kosovë e miratoi “Aksionin për mbledhjen e armëve”, por kishte kohë që thuajse aksioni kishte nisur spontanisht në Rrethin e Pejës. Lejen për fillimin e aksionit e ka dhënë vetë Aleksandar Rankoviqi, që atëherë ishte nënkryetar i qeverisë federale dhe kryetarit të Këshillit për Politikë të Brendshme”. Por, Llukiq nuk është mjaftuar me kaq dhe prapë u është kthyer rasteve të para të fillimit të aksionit në Pejë.

“Mbledhja e armëve në Kosovë në njëfarë dore u imponua vetvetiu, fillimisht në Rrethin e Pejës, pasi aty ishin burgosur disa persona dhe sipas të dhënave të organeve të Punëve të Brendshme, ata ishin anëtarë të një organizate ilegale. Bile te këta persona u gjetën edhe armë. Pastaj u bastis një fshat i Pejës, ndërsa aksioni ka zgjatur 20 – 30 ditë dhe ishte “aksion eksperimental” që u zhvillua në tërë krahinën e Pejës, por njëkohësisht u kërkua leje që aksioni të zgjerohej në tërë Krahinën e Kosovës”, ka vazhduar dëshminë Llukiq duke folur në vijim për metodat që janë zbatuar gjatë aksionit!

Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë

admin admin

Recent Posts

Fan Noli për Profetin Muhamed ﷺ

Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”. Kjo vepër e…

3 hours ago

Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar…

4 hours ago

Shkencëtarët shohin prova të evolucionit në kohë reale

Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…

4 hours ago

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…

5 hours ago

Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…

5 hours ago

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

6 hours ago