<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Stradiotë e perandorë… dhe historia e lavdishme! Kureshti iliro-arbërore

ILIR CENOLLARI/

Në mesjetë shqiptarët u bënë përsëri të famshëm; ata u bënë mur i pakalueshëm për mbrojtjen e Evropës së Krishterë; u bënë sërish të famshëm për trimërinë emblematike, që u eksportua nga stradiotët shqiptarë në të gjitha oborret mbretërore të kontinentit plak; u bënë të famshëm për historinë e lavdishme, për heronjtë dhe figurat e mëdha që i kanë dhënë njerëzimit, perandorive dhe mbretërive të të gjitha kohërave. Nuk ka popull më kozmolit se shqiptarët, “të mirët e të tjerëve dhe të liqtë e vetes”!

Në mesjetë duket se ishte kristalizuar pikëpamja sipas së cilës shqiptarët ndahen në albanë (arbëreshë) dhe ilirë! Për shembull, Laonik Kalkokondili i dallon qartë shqiptarët e Maqedonisë dhe të “dy Epirëve”, nga ilirët, shqiptarët e viseve veriore. Shqiptarët sipas këtij historiani banojnë nga Shkupi, Tivari, Ulqini, Shkodra, Vlora, Himara, Manastiri dhe deri në Pargë, Prevëzë dhe Artë. Ndërsa ilirë janë banorët e Serbisë së sotme, Bosnjës së sotme, Dalmacisë, shqiptarë të përzierë me “skllavoni”, pra me popullsi sllave. Ndërsa dardanët janë albanë! Jean Lemaire, në veprën “Ilustrime gale dhe hollësi dardane”, viti 1559, bën të njëjtin dallim: ilir dhe albanë! Arbëreshë janë shqiptarët e Molosisë, Epirit, Thesprotisë, pasardhës të mbretërisë së Neoptolemit, birit të Akilit, pasardhës të Pirros së Epirit! Heleni, biri i Priamit, mbretëroi në provincën e Epirit, që tani quhet Shqipëri! Pas Shqipërisë vjen provinca e Ilirisë, e banuar nga shqiptarë dhe skllavonitë, nën zotërimin e venecianëve. Nga Dardania doli perandori Flavius Klaudios, i cili krenohet për origjinë trojane (Antoine Sabelic, L. 6 Eneada 7).

Nga Krispusi, vëllai i Flavio Klaudit, rrjedh Çezari, burri i Shën Helenës, bijë e mbretit të Britanisë. Kostandini i Madh, perandori ilir i Romës, dëshironte të rindërtonte Trojën e lashtë! Mbretëria e Plutonit, mbretëria e nëndheshme tani quhet Shqipëri. Enea, heroi trojan, zbriti në Shqipëri dhe krijoi një Trojë të re, pasardhësit e të cilëve shkuan në Itali; nga ata rrjedhin mbretërit romanë dhe ata të Dy Britanive! Pirroja i Akilit mbretëroi në Epir dhe vendi tani quhet Shqipëri! Mbreti i shqiptarëve, Pirroja i Epirit bënte këtë lutje përpara altarëve të perëndisë: “Shëndet, o Zot!”. Njëlloj si sot! Kronisti frëng Filip Komnini, viti 1530, vëllimi III, faqe 103, shkruan: “Të gjitha këto vende janë shqiptare, sllavone dhe greke”.

Nicot, kur flet për stradiotët arbëreshë, thotë se tani quajmë shqiptarë kalorësit e armatosur lehtë, ndryshe stratiotë, ose stradiotë, të cilët mbajnë kostume kombëtare dhe kapele me majë (me thumb). Ata dhe kuajt e tyre, vijnë nga vendi i shqiptarëve; papa i Romës, selitë e shenjta në shumë qytete dhe në ditët tona, i ruan me garnizone arbëreshe (me stradiotë, trupa maqedone, domethënë arbëreshe). Shkrimtari i njohur frëng, Rabële, kur përshkruan veshjen e rojeve të Havrit, thekson se ata mbajnë kapele me thumb, si të shqiptarëve! Kjo kapele u huazua dhe nga francezët dhe njihet si “kapelja shqiptare”!

admin admin

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

2 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

2 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

2 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

2 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

2 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

2 days ago