Categories: RETROSPEKTIVË

Titoja ishte i njoftuar për krimet në Anamoravë, por kishte heshtur

 

 

Faktet e vjetra dhe të reja dëshmojnë se Mareshali i Jugosllavisë nuk ka qenë aspak miqësor me shqiptarët, siç e paraqesin komunistët shqiptarë, duke u bazuar tek të drejtat që kishin arritur shqiptarët pas vitit 1974.

Në vitet 1944/45, partizanët e Titos kishin likuiduar pa gjyq rreth 8 mijë shqiptarë në Gjilan dhe rrethinë.

 

Dëshmitarët e kohës dhe burimet historike kanë një mos përputhje sa i përket numrit të të vrarëve, nga partizanët e Titos, por të gjithë pajtohen se këtu është kryer njëra ndër masakrat më të mëdha në trojet shqiptare.

 

 

Nga ajo kohë kanë kaluar shumë vjet dhe numrit më të madh të të vrarëve, nuk u janë gjetur eshtrat dhe as nuk u dihen varret.

Likuidimet masive të popullatës shqiptare kishin filluar më 16 nëntor 1944, pikërisht në ditën e “çlirimit”.

Për të humbur gjurmët e krimeve, viktimat zakonisht masakroheshin natën. Krimet kryheshin nën jehun e daulle dhe instrumente tjera, për të mbytur me zhurmë britmat e vdekjes.

 

 

Format më të shpeshta të ekzekutimit ishin vrasjet me plumb, therjet me thikë, prerjet me sharrë, përvëlimi me ujë, vënia e kurthit, guri mbi kokë, goditja me kazmë, me tokmak, me lagraçë, me kmesë, me kondak pushke, me bajonetë, me hekur të skuqur, varje, prerje e ekstremiteteve trupore për së gjalli, tredhje dhe prerje e organeve gjenitale, si dhe forma të tjera.

Brigada 17 Maqedonase, që operonte në Karadakë, më 4 dhjetor 1944, te Isukajt theri e përvëloi me valë, në praninë e nënave të tyre, afër 100 shqiptarë.

Të therurit gjysmë të gjallë hidheshin në varre kolektive dhe pastaj përvëloheshin me ujë të vluar.

Edhe më e tmerrshme ishte detyrimi i një nëne që të vlonte ujë dhe të hidhte mbi të masakruarit, në mesin e të cilëve gjendeshin edhe 3 djemtë dhe burri i saj.

 

 

Edhe në fshatin Gruhali u vranë të gjithë meshkujt. Kurse në Sefer ishin vrarë 25 të rinj.

Gjithashtu të vrarë kishte edhe në Myqybabë, Kurbali, Ilincë, Maxhere, Depcë, Kokaj, Sllubicë etj.

Thuhet se për terrorin e njësiteve të UNÇJ-së, e sidomos i Brigadës 17 Maqedonase, ishte njoftuar edhe Titoja, nëpërmjet një letre dërguar nga Milladin Popoviqi, në nëntor të vitit 1944.

Shyqeri Sermaxhaj nga Hogoshti, njëri ndër dëshmitarët e burgut, asokohe 17-vjeçar, ka rrëfyer se si më 23 dhjetor 1944, burgu i Gjilanit ishte mbushur plot me shqiptarë, të cilët ishin marrë nga shtëpitë e tyre, zbathur dhe gjysmë të zhveshur. Ata i ekzekutuan gjatë natës.

Kështu kanë vazhduar disa ditë. Dhomat e burgut mbusheshin ditën me njerëz dhe natën zbrazeshin përsëri, ka thënë ky dëshmitar.

Sipas rrëfimit të dëshmitarit Avdi Muqolli, të burgosurit priteshin në derë nga ushtarët serbë, të cilët i qëllonin me bajoneta brinjë më brinjë.

Gjenocidi ndaj popullit shqiptar të Anamoravës ishte nxitur nga kreu ushtarak dhe politik i UNÇJ-së, me arsyetim se kishin marrë pjesë në luftë kundër tyre, së bashku me gjermanët.

Likuidimet bëheshin në emër të “pushtetit popullor”. Ky pushtet “popullor” vrau e masakroi shqiptarë nga të gjitha anët.

 

 

Kreu i saj, Josip Broz Tito, dinte për këto krime, të cilat i miratonte me heshtje.

Edhe dëshmitë e reja që po dalin tani në dritë flasin se Titoja i ka urryer shqiptarët.

Disa politikanë shqiptarë të kohës, meritat për avancimin e pozitës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi ia adresojnë Titos, derisa historianët, kryesisht janë kundër kësaj.

Shikuar nga të dyja këndet, Titoja, i cili vdiq më 4 maj 1980, gjithsesi del figurë kontraverse në raport me shqiptarët.

admin admin

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

11 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

12 hours ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

18 hours ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

2 days ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

2 days ago