<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Përse ne shqiptarët e quajmë vendin tonë Shqipëri kurse bota na quan Albania?

 

 

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri ose Shqipni, por populli ynë njihet në botë, si albanian dhe vendi me emrin si Albania.

 

Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta – shkruan në numrin e sotëm gazeta DITA.

Aty shpjegohet se ky emërtim ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.

Në kolonitë shqiptare që gjenden në Itali e në Greqi emri “shqipëri” nuk njihet.

Shqiptarët e Italisë jugore e të Siçilisë, pasardhës të atyre që u shpërngulën nga Shqipëria gjatë luftërave me turqit nën flamurin e Skënderbeut, e quajnë veten e vet arbëreshë dhe atdheun nga erdhën Arbëri.

Këto emra përdorin akoma sot edhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën në shekullin e XIV e të XV, nga Shqipëria për në Greqi.

 

Edhe ata përdorin rregullisht arbëresh ose arbanitas.

Kjo tregon qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar.

Kjo do të thotë që emri i vjetër i vendit dhe i popullit tonë ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh, pra ne shqiptarët në mesjetë e kemi quajtur veten ashtu sic na quan sot bota

dhe popujt e tjerë.

 

Emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që përmendëm më lart, është ruajtur edhe në disa zona brenda Shqipërisë së sotme, e cila sic dihet nuk përkon me territorin e banuar nga shqiptarët në kohë më të hershme. Përshembull një trevë fushore e Shqipërisë së mesme nga Kurbini deri poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën. Banorët e vjetër të kësaj zone kur duan të thonë mal e fusha, në fakt thonë “mal e arbën”.

Edhe një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh.

 

Arbënesh quhet gjithashtu një zonë e banuar me pasardhës të shqiptarëve që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci.

Arbanë është një katund afër Tiranës. Në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës.

 

Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri “shqiptar dhe Shqipëri”, por ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Po a ka lidhje mes mes fjalës Shqipëri dhe fjalës Shqiponjë? Për këtë do flasim në një kronikë tjetër të rubrikës Histori në gazetën DITA.

admin admin

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

11 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

11 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

12 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

12 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

12 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

13 hours ago