Enris Qinami ka risjellë një histori shumë prekëse të shqiptarëve nga lufta e Çanakkalesë, ku ranë shumë prej tyre.
‘Më 1915, u nisën për në Stamboll dhe më pas drejt Çanakkales edhe 110 burra nga fshati Dragash (Kosovë) dhe 106 prej tyre do të bien heroikisht gjatë betejës së Dardaneleve, në vijën e parë të mbrojtjes së Stambollit.
Pas luftës, të katër të mbijetuarit ndalojnë në qytetin e Prizrenit para se të kthehen në fshat.
Atje, në pamundësi për të duruar dhimbjen e njoftimit për vdekjen e vëllezërve të tyre të armëve, ata vendosin të kthehen një nga një, me distancë disa javë nga njëri-tjetri.
Kur pyteshin se ku janë të tjerët, secili përgjigjej: “ata do të vijnë”.
Për vite, kjo fjali do të mbetet në gjuhët e të gjitha vejushave dhe jetimëve të fshatit, duke i dhënë atyre shpresë.
Por 106 të tjerët nuk do të kthehen kurrë… në këtë jetë të paktën. Sa i përket sakrificës dhe kujtesës së tyre, ajo kurrë nuk u shua!’
Në të vërtetë kësaj ngjarje i është kushtuar edhe një këngë e cila është përkthyer në 7 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
(Në foto, 4 veteranët e betejës me turban në kokë).
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…