Shkencëtarët pretendojnë se kanë identifikuar një ngjyrë të re të syve, e cila sipas tyre është më e rralla te njerëzit. Shumica prej nesh janë të njohur me katër ngjyrat bazë të syve: kafe, blu, hazel (kombinim i kafes, jeshiles, grisë) dhe e gjelbër.
Për shumë vite, sytë e gjelbër konsideroheshin si sytë me ngjyrën më të rrallë pasi e kanë vetëm 2% e njerëzve në botë. Por, kjo ka ndryshuar kohët e fundit pasi shkencëtarët kanë identifikuar një ngjyrë tjetër si më të rrallën. Ata pretendojnë se ngjyra më e rrallë e syve nuk është më jeshilja, por ajo gri.
Vlen të përmendet se grija ka qenë pjesë e blusë, por ekspertët tani kanë ripërcaktuar përkufizimet e tyre dhe e kanë bërë grinë një ngjyrë krejtësisht të veçantë. Le të shohim tani sa të zakonshme janë ngjyrat e ndryshme të syve.
Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…
Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…
Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…
Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…
Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…
Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…