<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

NDALIMI I SHKOLLIMIT TË SHQIPTARËVE NË KOSOVË PAS VITIT 1981

Ismet Sylejmani

Ngjarjet e mëdha të vitit 1981, në mes tjerash janë edhe një vijë demarkacioni në mes veprimtarëve kombëtar, në mes pjestarëve e familjeve të tyre, të përfaqësuara nëpër dekada nga Lëvizjet e ndryshme ilegale politiko-patriotike atdhetare shqiptare dhe pushtetit jugosllavo-serb, të përfaqësuara publikisht nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë, nga Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës në Kosovë dhe nga Lidhja e Rinisë Socialiste në Kosovë!

Derisa evenimenti i madh kombëtar i vitit 1981 në mes tjerash që ishte edhe vija e demarkacionit në mes veprimtarëve kombëtar, në mes pjestarëve e familjeve të tyre, të përfaqësuara nëpër dekada nga Lëvizjet e ndryshme ilegale politiko-patriotike atdhetare shqiptare mbështeteshin nga masat e gjëra popullore dhe përkraheshin nga Shqipëria zyrtare dhe nga Udhëheqësi i saj Enver Hoxha, kurse në anën tjetër pushtetit jugosllavo-serb, të përfaqësuara publikisht nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë, nga Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës të Jugosllavisë në Kosovë dhe nga Lidhja e Rinisë Socialiste të Jugosllavisë në Kosovë, mbështeteshin nga xhalati Tito dhe nga APJ e nga policia, nga shërbimet e fshehta UDB dhe KOS!

Pas vitit të madh e të lavdishëm 1981, aparati antishqiptar në Kosovë dhe në të gjithë jugosllavinë, zbatuan një nga masat më të rënda, atë të mos lejimit të shkollimit, pra të ndalimit të shkollimit të shqiptarëve, pjestarë të familjeve atdhetare e patriotike shqiptare, pretekstet ishin nga më të ndryshme: ka shkruar parollën Kosova Republikë, ka marrë pjesë në demostrata, e ka babain, xhaxhin ose ndonjë përfaqësues tjetër të familjes të burgosur apo të përfshirë në Lëvizjen kundër sistemit…

Regjimi titist në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish- jugosllavi, aplikoi një masë nga më barbaret, një masë nga më diskriminueset, një masë nga më antinjerëzoret, por me paramendim të pasojave të thella për të ardhmen, atë të ndalimit të shkollimit të fëmijëve të veprimtarëve dhe drejtuesve atdhetar shqiptar, udhëheqës të niveleve të ndryshme në ranglistën e tyre angazhuese, dhe nuk i lejoi të shkolloheshin dhe të arsimoheshin deri në atë rang, sepse parashikonin, se do të bëheshin strukturë e re e rrezikshëme dhe aktive pasuese e etërve të tyre, në përmbysjen dhe shkatërrimin e perandorisë pushtuese jugosllave dhe serbe në Kosovë!

Ndalimi i shkollimit të pjestarëve shqiptar të familjeve antititiste në Kosovë dhe vise, ishte bërë me projektin e madh strategjik, që pasardhësit e atdhetarëve dhe trungut të tyre, të mos bëheshin pasardhës të arrirë, të mos bëheshin pasardhës të lapsit e trurit, të mos bëheshin mendje ndritur, por të mbeteshin të pashkolluar, një turmë amorfe dhe e dëshpruar nga përbuzja e sistemit gjakatar antishqiptar dhe e izoluar nga tradhëtarët dhe shërbëtorët e aparatit antishqiptar!

Me largim të Serbisë pushtuese nga Kosova, që shënonte edhe përfundimin e luftës së UÇK-së dhe epokën e hyrjes së NATO-s në Kosovë, në Qershor të vitit 1999, u panë efektet e platformës maltusiane jugo-serbe!

Në drejtim të Kosovës kishte shumë pak pasardhës e drejtues, të personaliteteve të mëdha kombëtare dhe të familjeve të panështruara atdhetare!

Hasmi shekullor serb dhe tradhëtarët shqiptar, me kohë e kanë marrë vendimin e madh: Jo shkollim të pasardhësve të iridentistëve, nacionalisteve dhe separatistëve shqiptar, sepse ata do të na e marrin pushtetin dhe do të na përmbysin sistemin politik!

Kjo është temë maratonike, të cilën do të duhej ta nxjerrnin në dritë e ta trajtonin me fakte e argumente, Instituti i Historisë së Kosovës i drejtuar nga bija e bijë të diskriminuar, pasardhës të atdhetarëve e patriotëve të medhenj dhe të familjeve të panështruara shqiptare!

Shteti i Kosovës duhet ta përkrahë dhe të ndihmojë në zbardhen dhe ndriqimin të kësaj padrejtësie të madhe!

Prishtinë, 25 Korrik 2024!

 

Reali nuk e dëshiron Hummelsin

admin admin

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

13 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

13 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

14 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

14 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

14 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

15 hours ago