Ekspertët kanë parashikuar se shumë nga profesionet e njerëzve do të zëvendësohen duke u automatizuar nga mundësitë që ofron teknologjia.
Punët të cilat nuk rrezikojnë të zëvendësohen nga automatizimi janë punë që përfshijnë përkujdesjen ndaj të tjerëve, si dhe ato punë që kërkojnë aftësi negociuese dhe kreativitet.
10 punët që kanë riskun më të lartë (99%) për t’u automatizuar janë:
• Riparuesit e orëve
• Hartuesit e taksave
• Teknikët e librarive
• Teknikët matematicienë
• Punonjësit për hedhjen e të dhënave
• Marketingu dhe shitja nëpërmjet televizorit
• Ndërmjetësit
• Agjencitë e sigurimit
• Agjentët e mallrave
• Ekzaminuesit, kërkuesit e materialeve të ndërtimit.
10 punët që kanë riskun më të ulët (1%) për t’u zëvendësuar janë:
• Mësuesit
• Trajnerët e sportit
• Drejtorët për menaxhimin e rasteve emergjente
• Koreografët
• Arkeologët
• Antropologët
• Profesionet që lidhen me shëndetin si: terapistë, psikologë, infermierë
• Analistë të sistemeve kompjuterike
• Menaxherët e burimeve njerëzore
• Dizajnuesit e veshjeve
Sigurisht, duhet përmendur që zhvillimi i teknologjisë dhe internetit krijojnë aq shumë fusha punësimi sa edhe eliminojnë. Miliona njerëz janë të punësuar në pozicione që lidhen me internetin.
Gjithashtu, një profesion që do të ekzistojë gjithmonë është mbështetja teknike për kompjuterët apo pajisjet robotike kur këto të fundit nuk do të funksionojnë.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…