Categories: KËSHILLAShëndet

10 mënyra për ta ulur nivelin e ujit të grumbulluar në trup

Uji i grumbulluar në trup, gjendje që ndryshe njihet si edema, mund të shkaktojë ënjtje e parehati. Ky problem i shpeshtë vjen si pasojë e disa faktorëve si mënyra e të ushqyerit, hormonet apo aktiviteti i paktë.

“Times of India” ka shkruar për 10 mënyra për ta ulur nivelin e ujit të grumbulluar në trup.

Mund të tingëllojë ironike, por konsumimi i ujit mund të ndihmojë në zvogëlimin e nivelit të ujit të grumbulluar. Dehidratimi e bën trupin që të mbajë ujin në mënyrë që ta kompensojë ujin që nuk e ka. Këshillohet që brenda ditës të konsumohen tri litra ujë, apo tetë gota, në mënyrë që trupi të largojë mbetjet e sodiumit apo kripës.

Përveç pirjes së ujit, duhet të ndërpritet konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sodium/kripë. Ushqimet që zakonisht përmbajnë sasi më të  madhe të kripës janë ato të shumë-procesuara. E përveç që krijojnë dehidrim e fryrje të stomakut, ushqimet e shpejta apo të shumë-procesuara shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.

Duhet të konsumohen ushqime që janë të pasura me kalium, pasi që ky komponim kimik rregullon ujin brenda trupit. Ushqimet që kanë sasi të bollshme të kaliumit janë bananet, papajat dhe rrepat.

Duhet të konsumohen edhe ushqimet me përmbajtje të magnezit, pasi është mineral esencial për balancimin e lëngjeve trupore. Ushqimet që janë të pasura me magnez janë farat, arroret, drithërat e plota dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Duhet të bëhen aktivitete fizike në mënyrë që uji i tepërt të dalë jashtë përmes djersitjes. Këshillohet që të bëhen ushtrime për të paktën 30 minuta çdo ditë. Nuk është e domosdoshme që të bëhen ushtrime të rënda. Ushtrime të lehta si ecja, çiklizmi apo noti, do të mund të ishin të mjaftueshme.

Këmbët duhet të ngrihen lartë në mënyrë që të jenë në nivel më të lartë se zemra për rreth 20 minuta. Kjo gjë ndihmon qarkullimin e ujit në trup duke mos lejuar të grumbullohet e të krijojë ënjtje.

Duhet të përdoren çorape me kompresa pasi që mundësojnë qarkullim më të mirë të gjakut, gjë që parandalon grumbullimin e lëngjeve në një vend të trupit.

Duhet të konsumohen çaje natyrale si çaji i gjelbër apo kamomili në mënyrë që përmes urinimit të hidhen jashtë mbetjet e uji i tepërt.

Duhet të zvogëlohet konsumimi i karbohidrateve të përpunuara si pastat e buka e bardhë mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe të rrisin nivelin e grumbullimit të ujit. Në vend të karbohidrateve duhet të konsumohen drithërat e plota, të cilat nivelin glikemik e kanë të ulët dhe ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Pagjumësia gjithashtu mund të shkaktojë grumbullim të ujit në trup. Duhet të bëhen 7 deri ne 9 orë gjumë në ditë në mënyrë që nivelit i sodiumit në trup të jetë i balancuar, gjë që mundëson balancë edhe për ujin trupor.

admin admin

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

14 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

15 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

15 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

16 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

16 hours ago