<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Fëmijët e familjeve që shpërngulen shpesh rrezikohen nga depresioni

Ndërrimi i shpeshtë i shtëpive në fëmijëri mund të rrisë gjasat për zhvillimin e depresionit më vonë në jetë.

Një studimi i ri ka analizuar adresat e mbi 1.1 milionë njerëzve që janë rritur në Danimarkë në mes të viteve 1981 dhe 2001 dhe ka monitoruar se cilët janë diagnostikuar me depresion në moshë madhore, shkruan The Independant.

Studiuesit gjetën se personat që ishin shpërngulur dy apo më shumë herë në mes të moshës 10 deri në 15 vjeçe, ishin 61 për qind me të predispozuar të zhvillonin depresion sesa ata që nuk kishin ndërruar vendbanim asnjëherë.

Ndërsa fëmijët që ndërruan vetëm një shtëpi në këtë moshë kishin 41 për qind shanse për depresion në moshë madhore, krahasuar me ata që nuk ishin shpërngulur.

Njerëzit që janë shpërngulur shpesh nga një shtëpi në tjetrën gjatë fëmijërisë kishin më shumë predispozita të zhvillonin depresion ani pse jetonin në lagje që konsideroheshin të mira.

Autori i studimit nga Universiteti i Pylmouth-it në Manchester, ka thënë se kjo gjë nuk ka të bëjë me bartjen, por ka të bëjë më ndryshimin e lagjes, gjë që sipas tij shkakton përçarje.

Studiuesit kanë deklaruar se një shtëpi e rregulluar e e qëndrueshme gjatë fëmijërisë mund të jetë indikacion për familje stabile apo se individët dhe familjet kanë rrënjë më të forta në lagje. Këto janë aspekte të mbështetjes së sistemit social (ashtu si besimi dhe shkëmbimi i favoreve me fqinj, shkollat si dhe organizatat religjioze) që krijon ndjenjën e përkatësisë dhe lidhshmërisë, e cila kolektivisht njihet si kapital social.

“Ne e dimë se ka shumë faktorë të tjerë që mund të kontribuojnë në depresion të një personi, sidoqoftë kjo është dëshmia e parë për të sugjeruar se bartja nga një shtëpi në tjetrën gjatë fëmijërisë është një nga këta faktorë dhe ne besojmë se numrat që po i shohim mund të jenë vetëm maja e një ajsbergu”, ka thënë profesor Cliver Sabel nga Universiteti i Plymouthit.

Psikologët thonë se gjatë viteve formuese, fëmijët e ndërtojnë rrjetin shoqëror përmes shkollës, grupeve të sportit dhe aktiviteteve tjera. Çdo herë që ju duhet të adaptohen me diçka të re mund të shkaktojë probleme sociale për ta.

Profesor Sabeli ka thënë se psikologët duhen të gjejnë mënyra të reja për t’i ndihmuar njerëzit t’i tejkalojnë këto sfida.

admin admin

Recent Posts

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

9 hours ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

16 hours ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

16 hours ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

17 hours ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

17 hours ago

Çka e shkakton dhe si ta parandalojmë erën e keqe të gojës

    Është e vështirë t’a diagnostifikojmë vetë. Klinika të ndryshme përdorin makina të ndryshme…

17 hours ago