Nga Gjon Keka
Rreth kurorëzimit Mbret të Gjergj Kastriotit ka mendime të ndryshme nga kronistët e auorët e shumtë të cilët janë marrë me këtë figurë mbikohore të kombit tonë.
Poashtu edhe disa bashkëkohës që kanë shkruar për të nuk japin detaje të tjera as në kohën e rinisë së Gjergj Kastriotit e as rreth kurorëzimit të tij mbret i Arbërisë.
Duke qenë se epoka e Gjergj Katriotit e konsideruar edhe si një nga ato epokat më të arta të kombit tonë, e me të cilat po merrem vazhdimisht kam gjetur dokumente të shumta si për rininë e tij ashtu edhe për kurorëzimin e tij Mbret dhe tezat e ndryshme që janë shpalosur. Këtu do të nënvizojë shkurtimisht disa gjëra rreth kurorëzimit të tij Mbret. Sipas autorëve dhe kronistëve të shumtë europian thuhet se Gjergj Kastrioti ka patur tri Kurora, apo më mirë është nderur me tri kurora si vijon:
Me pak fjalë mund të thuhet se Gjergj Kastrioti ynë jo vetëm se ishte mbret i kurorëzuar si nga vetë arbërorët e tij, pra populli i tij, por edhe ishte mbret i kurorëzuar dhe njohur edhe nga popujt tjerë europian të asja kohe. Ai në fakt ishte mbret në kuptimin e mirëfillit të fjalë, sepse kishte të gjitha ciliësit e një Mbreti fisnik dhe të bekuar i cili rrënjët e mbretërisë së tij i kishte në liri dhe të drejtën e pamohueshme të atdheut të tij për të jetuar, për ta mbrojtur dhe ruajtur veten nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.Sepse sikur që mësojmë Gjergj Kastrioti shpesh u fliste arbërorëve të tij me këto fjalë proverbiale që i kishte rrënjosur nga besimi i thellë në veten e tij:“Ne vuajmë, por nuk trembemi; ne biem në ngushtica, por nuk humbasim; vuajmë përndjekje por nuk ndihemi të braktisur; ne jemi rrëzuar në tokë, por nuk nënshtrohemi. ”(shih.poashtu 2.Kor.4, 8-9)
Jo rastësisht shumë kronist, autor dhe jetëshkrues të tij shkruanin këto fjalë për të si p.sh. kjo:”Ai u pajis me të gjitha cilësitë që dikush mund të dëshironte ;të një gjenerali të një ushtrie, të një mbreti të mirë, të një qytetari të drejtë dhe të një atdhetari. Çfarë fati, çfarë lavdie për shpirtin e këtij njeriu të madh…”
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…