Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si u zhduk emblema e gjetur në kalanë e Katafiqi në vitin 1981?

Nga Gëzim Llojdia

1.

…Historia: Emblema e Katafiqit.

Në vitin 1965 Profesor Rrok Zojzi,  në krye të ekspeditës,  i shoqëruar nga Birçe Harshi Denaj në kalanë e Katafiqit gjetën Emblemën e Katafiqit,  që është një’ gur me shqiponje dykrenore dhe tre gjethe lisi,  të gdhendura në të,  që është e njëjtë me emblemën e Dodonës.

…Jam në buronja të Kucit.Duke u kthyer në rrugën e asfalt krejtësisht të re që vjen nga Kurveleshi i sipërm , më sak nga Gusmari , gjithë kthesa .Në Buronja është një udhëkryq i madh.Një rrugë duhet të shkoj në fshat sipër, poshtë Shkagës, një udhë do eci  lumit gjarpërues dhe tjetra përkarshi. Mali më ngjanë me një piramidë gjithë dhe, gur shkurre dhe ,   por të ndërtuar nga dora e njeriut.Kur kam pyetur ku gjendet kalaja e Katafiqit më kanë thënë :Ja ku  e ke përkarshi Buronjave!Kur ishim në shkollën e mesme  kam shkuar edhe  atje,  por nuk  e dinim çfarë ishin gurët dhe ledhe, t që mbante kodrina e malit Buronjat e asokohe ishin gjithë rrepe madhështor,  të moçëm , që krijonin hijezim, ledhet e gurta dhe ujërat që aty pëllcinin nga buronjat .Këtë mbajnë mend të gjithë, sot pamja është krejt ndryshe, rrepet e moçëm sjanë më dhe ujërat duken sikur janë trembur nga dora e njerëzisë. Mirëpo duke vrojtuar këtë kala nga poshtë dhe shumë vite më parë nga sipër zbulojmë shumë gjera që i thonë shkoqur autorët si Set Alikaj, Hasan Luci dhe autor të tjerë kucjotë nëpër botimet e tyre për Kuçin.

2.

Shtrirja e kalasë

…Autori S.K.Alikaj shkruan; Në fillim te luginës së Shushicës,  pikërisht në veri te përroit te Buronjës,  gjenden rrënojat e një kalaje të lashtë.

Terreni ne përgjithësi është malor,  kodra e Katafiqit ku ngrihet kalaja është vazhdim i malit dhe ka pak a shume formën e një dardhe,  duke u ngushtuar nga veriu në një barriere të lartë shkëmbore.

..Mirëpo sa është sipërfaqja e saj?

S.K.Alikaj;Rëndësi kanë muret rrethuese ku më të dallueshme janë pesë prej tyre që rrethojnë një sipërfaqe afër 3ha.

…Forma e kalasë sipas këtij autori: Muri që mbyll rrethimin e parë formon një linjë rrethore me gjatësi 60m dhe trashësi 3 – 3.2m. Është i ndërtuar me gurë të papunuar,  te mëdhenj e mesatare dhe ka tre ndërprerje qe mund te kenë shërbyer si hyrje. Dy prej tyre janë skajet e murit,  kurse e treta e lidh atë me rrethimin e dyte. Ky i fundit fillon ne forme harkore duke u mbështetur tek i pari. Ka një gjatësi te përgjithshme 200m dhe mbyllet në skajin tjetër përsëri me atë rrethim. Ka si veçanti përdorimin e gurëve të mëdhenj. Vendosja e tyre është bere ne mënyre te 9rregullt por duke ruajtur vertikalitetin në faqen e jashtme,  ku janë dhe gurët më të mëdhenj. Faqja e brendshme në përgjithësi është me gurë mesatare kurse mesi ka mbushje me gurë të vegjël. Rrethimi i tretë fillon me një mur mjaft të gjerë që shkon 3.6 – 4.5m qe zgjatet sipas një vije rrushkulluese ne një gjatësi 60m dhe pastaj harkohet c gjitha me një mur të ngushtë 2.8m deri sa bashkohet me rrethimin e dytë. Nga ana lindore ai ndërpritet nga një mur ndarës,  i cili shërben si i tillë dhe për rrethimin e katërt. Gurët e përdorur për ndërtim kanë mesatarisht dimensionet 50,  50,  60cm kurse lartësia e ruajtur arrin 0.8m. Rrethimi i katërt ka gjatësi 120m dhe kufizohet nga perëndimi nga një mur periferik dhe vazhdon deri sa takohet me muret ndarëse. Është e vështirë për të dalluar këmishën e brendshme e të jashtme,  sepse muri është mjaft i dëmtuar.

…Rrethimi i pestë ne përgjithësi ndjek një vije horizontale me gjatësi 320m. Ka gjerësi 2.8 – 3.2m dhe lartësi të konsiderueshme qe shkon deri 2m. Nga një mur ndarës i lakuar ky rrethim parcelohet ne tre nënndarje më të vogla.Muret ndarëse ndryshojnë nga ato rrethuese si nga funksioni ashtu dhe nga mënyra e ndërtimit të tyre. Ato i ngjiten pjerrësisë së kodrës pa u lakuar. Gjerësia e tyre është e vogël,  kurse gurët kanë përmasa të stërzgjatura. Jashtë mureve rrethuese nga ana lindore e perëndimore ka shumë tarraca të cilat zbresin deri në afërsi të Buronjës. Në pjesën lindore hasëm disa mure të veçuar që ndërpresin vendet e kalimit. Këto janë ndërtuar me gurë te mëdhenj dhe kanë gjerësi 1, 8 – 2, 2m. Në rrethimin e dytë dhe të tretë me interes janë dhe themelet e disa ndërtimeve,  që i përkasin me sa duket dy komplekseve të veçanta për banim. Ato ruhen në sipërfaqe dhe janë bërë me mure me gjerësi 1-1.2m. Aty gjetëm dhe pak qeramike,  tjegulla tipike mesjetare me baltë të ashpër te bëra me gishtërinj. Si përfundim mund të themi se Katafiqi është një vendbanim i fortifikuar i periudhës së hekurit,  por që ka qenë përdorur si i tillë dhe në mesjetë.

… S.K, Alikaj: Ne zonën e Kuçit hasem në rrënojat e tre kishave,  njëra prej te cilave ndodhet fare pranë fshatit. Kisha e dyte gjendet ne shkëmbin e Katafiqit,  një shkëmb mjaft i thepisur,  me një shesh te vogël ne maje,  ku sipas vendasve ka qene kisha e Pandelejmonit. Kisha e trete është “kisha e Huneborshe” qe ndodhet disa metra ne jug te fortifikimit. Ka gjatësi 125m,  gjerësi 4.5m përbehet nga naosi,  pronaosi,  absida dhe si tip është me gjysme kryq,  e ngjashme me kishën e Armenit. Aty gjetëm dhe pak qeramike,  tjegulla tipike mesjetare me balte të ashpër te bëra me gishtërinj.

3.

Fjalë për fjalë po ndalemi  me rrugëtimin e këtij artefakti

Historia e simbolit tone kombëtar dhe Dodona pellazgjike

nga mrsc Besim Dervishi

…Të gjitha këto gjetje arkeologjike janë shume të rëndësishme,  por një nga gjetjet e cila fatkeqësisht nuk gjendet me ishte një pllakë guri me përmasa rreth 40×65 cm,  gjetur në vitin 1974 në Labëri,  me saktë në kalanë e Katafiqit në Kuç (Vlorë).

Ilustrimi është bërë nga grafisti Pandi Mele.Po në këtë vit i është dorëzuar në ngarkim Muzeut Vlorë me drejtor Llambi Durolli.

Në 1978 objekti është marrë nga ky muze nga studiuesi Rrok Zojsi,  dhe është dorëzuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë.Në 1980 objekti i është dërguar F. Stamatit në laboratorin e restaurimeve,  dhe më pas i është kthyer Akademisë së Shkencave.

…Në vitet 1980-1981 ky artefakt zhduket nga mjediset e Akademisë së Shkencave. Ilustrimi i artefaktit është publikuar ne vitin 1982 ne kopertinën e punimit me titull “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë” mbajtur nga profesor Aleks Buda. Vjedhja mund të jetë bërë nga armiqtë e çështjes shqiptare (apo blere nga ta) ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë artefakte tjera (Për këtë te dhënë ndihmuan zoti Petrit Gaci dhe Besir Bajrami). Po ashtu kjo e dhënë është publikuar ne rrjetin social Facebook të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare,  Vlorë (DRKK Vlore) ne datën 24 Korrik 2015 ku thuhet se:

“Grafik i Emblemës e gdhendur në gur me përmasat 30 x 40 cm ,  gjetur në rrënojat e Kalase se Katafiqit nga etnologu i njohur Rok Zoizi në vitet ’70.”

Ky artifakt është përmendur dhe nga studiuesi H. Luci ne një punim te tij për fshatin

Kuç ku midis te tjerave thotë se:

“…Në kalanë e KATAFIQIT,  KUC,  VLORE është gjetur dhe një reliev i njohur si emblema e Kadafiqit me përmasa 40x30cm,  ku dallohet nga gdhendja shqiponja me gjethe lisi. Vetë shqiponja simbolizon figurën e Zeusit si kryezot i perëndive. Si objekt emblema në fjalë lidhet me periudhën e stërlashtë të Dodonës….”

…Mirëpo çfarë thotë më poshtë ky autor:Zhdukja ose asgjësimi i këtij artifakti duhet të jetë bërë për për disa arsye. E para shkaku i zhdukjes ka qenë vjetërsia e tij e cila sipas disa studiuesve shkonte 5000 – 7000 vjeçare ndoshta edhe me shumë. Shkak tjetër mund të kenë qenë simbolet e gjetura tek shqiponja. Në gjoksin e saj ishte i gdhendur gjethja e lisit e cila së bashku me shqiponjën vetë janë simbole te Dodones. E dyta trupi i saj sidomos flatrat është i përberë prej disa konturesh tip kolonash. Këto kollona sipas studiuesit GJ. Zoga tregojnë konturet e një ndërtese të vjetër pra të një objekti të lashtë. Kollonat identifikohen me vetë shtetin. Në një vend qe dikur ka pas ndërtesa antike.

Zeusi për të gjetur qendrën e botës hodhi dy shqiponja në ajër në të një njëjtën kohe,  një ne drejtim te lindjes dhe tjetrën në drejtim të perëndimit. Ato fluturuan drejt njëra tjetrës dhe vendi ku u takuan ishte qendra e botës. Ky vend nuk ishte Delfi sic përpiqen ta thonë disa,  por Dodona,  orakulli më i vjetër së Delfi. Nga atëherë shqiponja me dy koka ishte simbol i pellazgëve dhe Dodones. Gjetja e këtij artefakti me simbolin e Lisit te Dodonës është një provë e fortë (Shih libri “Encyclopedia of Mysterious Places: The Life and Legends of Ancient Sites Around the Ëorld”,  Robert Ingpen,  Philip Ëilkinson,  Barnes and Noble,  USA 2000)…

admin admin

Recent Posts

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

55 minutes ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

16 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

17 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

18 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

19 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

20 hours ago