<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Marrëveshja e principatës së Arbërit me Raguzën

Burimi: Karta e Dhimtrit e vitit 1210, që vërteton marrëveshjen e principatës së Arbërit me Raguzën (Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut)!

Data të veçanta kombëtare: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është një datë e rëndësishme historike drejt realizimit praktik të çështjes shqiptare në Europë. Kjo datë është fryt i vertikalës historike të shtetësisë/qytetarisë sonë rreth 2500 vjeçare!

Nga Jahja Drançolli

Në mbështetje të historisë së shtetit, rrënjët e tij duhen kërkuar shteti i Kosovës, që nga Mbretëria e Dardanisë e njohur së paku që nga shek. IV para erës tonë; gjatë periudhës mesjetare përmes Shtetit të Arbërit, kufiri i të cilit (nga fillimi i shekullit XII) shtrihej deri te Labi në veri (Llapi i sotëm), si dhe në Shtetin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shtet ky që pas Kuvendit Lezhës pothuajse ka përfshirë pjesë të rëndësishme të Kosovës së sotme.

Dihet gjithashtu se, nga mesi i shek. XI filloi procesi i krijimit të formacionit të parë shtetëror të Arbërisë mesjetare. Më vonë, burimet historike nga fillimi i shek. XII, nxorri në dritë shtetin e Arbërit me qendër në Krujë. Sundimtari i parë ishte Progoni (1190-1198), e më pas djemtë: Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Principata e Arbërit fuqizimin më të madh e arriti gjatë mbretërimit të Dhimitër Progonit. Në një akt të marrëveshjes tregtare të shtetit arbëror me Raguzën, nënshkruar nga Dhimitri në vitin 1210, e konsideruar si marrëveshja e parë ndërkombëtare e principatës arbërore, Dhimitri e quan veten “Panhipersebast” dhe “Arkon i Madh” (“Demetrius Die gratia panypersebastos et magnus archon”). Akti i marrëveshjes u realizua në kancelarinë shtetërore të Principatës së Arbërit dhe u nënshkrua nga Dhimitri dhe vasalët e tij: Jonema, Markeni, Serneli, Peltus, Len, e të tjerë. Titulli i parë i ka rrënjët në fjalën sevast (σεβαστὁς), titull i përhapur nga Aleks Komneni I (1081-1118), një perandor bizantin. Në Arbëri atë titull e kishin edhe sev(b)asti i Skurjës, sev(b)asti i Misjes, sev(b)asti i Kurbinit dhe ndonjë tjetër. Titulli në fjalë zakonisht mbahej nga zyrtarë që kishin lidhje farefisnore me familjen perandorake bizantine. Titulli i dytë megas arhond (arkond i madh) ishte afër titullit të çdo sundimtari fqinj të kohës. Të dy këta tituj (panhipersev(b)ast dhe arkond i madh, në diplomatikën bizantine ishin të barazvlefshëm me titullin princ sipas diplomatikes perëndimore. Dhimitri përmendet edhe me një titull të tretë – me titullin “princ” (princeps) dhe “gjykatës” (iudex), me të cilin titull Dhimitri e quajti Papa Inocent III (1208). Titulli princ si sovran i Principatës së Arbërit, e kishte legjitimuar Dhimitrin sipas terminologjisë zyrtare perëndimore dhe lindore.

admin admin

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 hour ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

3 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

3 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

3 hours ago