Ju mund të jetoni dhe të punoni “pafundësisht” aty, me të vetmin kusht që të mos mbetni pa strehë ose pa para.
Ky është Svalbard. Arkipelagu norvegjez gjeografikisht gjendet mes Norvegjisë dhe Polit të Veriut dhe njihet si zona veriore më e banuara, ndonëse veçohet për mot shumë të ftohtë dhe jetë tërësisht dimërore.
Por kjo zonë e çuditshme përmban një rregull edhe më të çuditshëm: Mund të jetoni dhe punoni pa dokumente (viza, letërnjoftime, leje qëndrim) me kusht që të mos mbetni pa para.
Bizneset lokale nuk paguajnë taksa, me kushtin që të ofrojnë vende pune dhe të mbajnë veten financiarisht. Zona është e banuar nga afro 3.000 banorë, por pak prej tyre janë vendas, pasi shumica dërrmuese janë të ardhur nga vende të tjera. Aty nuk ka shtëpi për kujdesin ndaj të moshuarve, transport publik ose hapësira për të pastrehët. Punët më të zakonshme janë kafenetë, peshkimi nën akull, disa punë minierash dhe aktivitete që lidhen me turizmin. Pagesat konsideron të mira për t’i mbuluar shpenzimet.
Në disa artikuj ku flitet për Svalbardin potencohet se kushtet për ndërtimin e shtëpive atje janë më të ashpra, me qëllim që të mos dëmtohet mjedisi.
“Atje është një sistem shumë i drejtë. Taksat tuaja janë tepër të ulëta, por kompensimi është se nuk merrni mbështetje sociale. Nëse nuk paguani për atë sistem, pse duhet të përfitoni ju nga ai, ishte shprehur redaktori i gazetës “Icepeople”, Mark Sabbatini, që operon në Svalbard, dhe mediumin e tij e konsideron “më veriorin nga të gjithë”.
Lëvizjet aty janë të kufizuara për shkak të borës dhe temperaturave të papërshtatshme.
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…