<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Fustanella si agimet dhe zhguni si mbrëmjet

NË KËTË DITË-NATË NAIMJANE…

Një kuartet nga Visar Zhiti

1.

…kur ka datëlindjen një poet, – që jemi shumë që e duam shumë, – më duket se janë bashkë dhe datëlindjet e poetëve të tjerë, e vetë poezisë…

Vërtet te Naimi ynë, me atë fytyrë atërore, shohim prijëtarin frymëzues. Dhe fjala jonë ka dritën brenda të qiririt metaforik që Ai ndezi.

2.

Kur shoh Rilindasin e madh, të veshur me fustanellën e bardhë tradicionale si me borën dhe tufanet e (sh)qetësuara të atdheut… por ka dhe mbrëmje… fustanella sikur erret… më bëhet zhgun i Poetit tjetër Kombëtar, At’ Gjergj Fishta… ai – si koka tjetër e shqiponjës në Flamur, kështu kam shkruar dhe… siç shfletojmë një album, kujtesa ime ndal te të tjerë, që më dalin të veshur ashtu, me fustanellën e bardhë, kranarisht, luftëtarë… edhe vëllai i madh i Naimit, Abdyl Frashëri dhe ja, me fustanellë dhe Faik Konica, që si diplomat habiti Washingtonin ashtu, prijëtar dhe ai, që Doktrinës së Rilindjes tonë Kombëtare i dha Kritikën e tij me frymë Perëndimore…

Gjej dhe tim atë, Hekuranin me fustanellë, adhuruesi i Naimit dhe i At’ Gjergj Fishtës, të cilin e kishte takuar, kur ishte student, po kështu dhe i Konicës…

Edhe ai – si çdo shqiptar… që trashëgojnë nga butësia naimjane dhe furia fishtjane dhe zemërimi estetik konician, ashtu përbashkues së bashku…

3.

Dhe më bëhet një si kuartet, imi ky, nën muzikë harqesh fustanellat e bardha që hijeshohen me zhgunin shelbues në mes, agimet dhe mbrëmjet e atdheut, me shpresat dhe dramat dhe misteret, mendoj jetët dhe fatet e atyre poetëve, Naimi në Lindje, u tret në Stambollin perandorak, por ia solli eshtrat në Atdhe Mbreti i ri, ndërkaq eshtrat e shenjta të At’ Fishtës do t’i hidhnin në lumin Drin… djalli me djajtë, që morën pushtetin…

Faiku, për fat, mbylli sytë në Perëndim, në SHBA-në e triumfit të lirisë dhe ligjeve të demokracisë, të pasurisë, në Washingtonin, ku shkëlqeu… dhe prisnin ta kthenin në dheun amë, prandaj e mbajtën të ngrirë në një frigorifer, ah, Atdheu ishte më i ngrirë se kufoma…dimër diktatorial… im atë, Hekurani, u shua i verbër, djalin ia burgosën… dhe ai e dinte ç’ishte qelia dhe torturat…

Por ndodhën ndryshimet… tani edhe Faiku prehet në mëmëdhe pranë Naimit, në të njëjtin vend në kryeqytet me varret dhe statujat; At’ Fishtës iu gjet veç dora, për në varr, siç duket njeriu nuk iu bind urdhërit të së keqes deri në fund dhe u shpëtua ajo dorë që shkroi eposin e Kombit, që tashmë është në Kishën e tij në Shkodër… ajo dorë – gjithë njeriu.

4.

Po është datëlindja e Naimit sot, prandaj m’u kujtuan të gjitha këto… në kujtesë fërgëlluan palat e fustanellave të bardha… gjyshi im nga nëna është dhe ai me fustanellë të bardhë, me plot kryengritës të tjerë kishin mbushur malin në Jug si me borë… dhe im atë me fustanellën shqiptare, si pararendësit… dhe zhguni i shenjtë… mbi supet e shumë poetëve… si mbrëmja maleve të Veriut, në të dy anët e lumit Drin… ata së bashku tani janë  – si në panteonin e munguar – në Historinë e Letrave Shqipe… shpirtrat e tyre lart në parajsë janë si për festë… datëlindja e Naimit… bashkohen dhe kohëra dhe ëndrra dhe bekime dhe hapësira… me urime të bardha…

Dhe ajo datëlindje vjen çdo ditë, mjafton të lexojmë një poezi të bukur shqip…

admin admin

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

7 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

8 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

8 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

8 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

9 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

14 hours ago