<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Menaxhimi i tensionit të lartë të gjakut që shkaktohet nga stresi i përditshëm

Stresi i jetës së përditshme mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut gjë që mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Doktori i njohur indian Amit Bhushan Sharma ka thënë se hipertensioni shkaktohet nga tensioni i lartë i qarkullimit të gjakut, i cili mund të krijohet gjenetikisht, përmes stilit të jetesës, mbipeshës, konsumimi i tepërt i kripës, konsumimi i alkoolit, stresi si dhe nga probleme të tjera shëndetësore si për shembull sëmundja e veshkave, shkruan “IndianExpress”.

Shumica e rasteve me hipertension shkaktohen nga stili i jetesës, në të cilin hyjnë shumë faktorë. Rekomandohet të konsumohen ushqime të shëndetshme me përmbajtje të fibrave e kaliumit si frutat, perimet, yndyrat e shëndetshme e drithërat e plota.

Përveç ushqimit, në tension të gjakut ndikojnë edhe ushtrimet, pasi ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe rregullojnë rrjedhën normale të gjakut duke reduktuar grumbullimin e ujit në trup.

Aktiviteti i ulët fizik mund të shkaktojë trashje të gjakut dhe dobësim të zemrës. Stresi oksidon gjakun dhe e bën presionin të jetë i lartë. Përveç kësaj, stresi ka ndikim edhe në muret e zemrës.

“Mënyra e mirë e të ngrënit luan të rol të rëndësishëm në tensionin e gjakut. Kripa duhet të mënjanohet, duket të konsumohen ushqime me fibra, kalium e yndyra të shëndetshme”, ka thënë dietologia Nmami Agarwal.

Ajo ka thënë gjithashtu se tensioni i pakontrolluar i gjakut, në mënyrë të fshehtë mund të dëmtojë trupin. Kjo ndodh sepse e lodh zemrën dhe si pasojë mund të çojë në rrezik për sulm në zemër.
“Enët e dobësuara të gjakut mund t’i dëmtojnë veshkat e sytë duke shkaktuar edhe probleme në shëndetin mendor”, ka thënë Agarwal.

Ajo ka shpjeguar se kaliumi vepron si ndalesë e presionit të lartë të gjakut duke vepruar kundër efektit të kripës, e cila ngushton muret e enëve të gjakut. Kaliumi vepron si relaksues duke bërë që kripërat e tepërta të hidhen jashtë organizmit përmes urinimit.

Prandaj doktori Sharma ka thënë se është më rëndësi që të ketë balancim në mes të konsumimit të kaliumit dhe kripërave në mënyrë që tensioni i gjakut të jetë stabil.

Përveç kësaj, Agarwal ka shtuar se persona me tension të lartë të gjakut duhet të konsumojnë banane, patate të ëmbla e lëngun e kokosit, si dhe ushqime të tjera që përmbajnë kalium.

admin admin

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

1 day ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

1 day ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

1 day ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

4 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

4 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago