<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Krishterimi dhe Islami nuk kanë lindur as në Perëndim as në Lindje, por në Qendër (Center)!?

Jahja Drancolli

Mendime rreth dilemave të shfaqura te ne dhe në botë!?
Duke lexuar s’di për satën herë librin, “Ways to the Center” (“Rrugët për në Qendër”), si dhe shumë monografi e studime të ngjashme, si dhe natyrisht, Libra e Shkrime të Shenjta (të Krishtera dhe Islame), që konsiderohën edhe sot si literaturë bazë për studimin shkencor të “Religjioneve Komparative”, dhe në këtë kontekst edhe për ballafaqimet Perëndim-Lindje (ose Lindje-Perëndim), koncepte këto, që janë më tepër të natyrës politike sesa fetare, dhe si të tilla janë sforcuar për të ndikuar më vonë edhe në zhvillime religjioze, sidomos me vendosjën e Vijës së Teodosit (më 395), ndarjës së Kishës (më 1054), si dhe përhapjës së Islamit me vendosjën e adminstratës osmane në Ballkan (më 1431/32, 1455, 1463, 1485, duke iu referuar vetëm deftereve osmane dhe literaturës boshnjake).
Dilemat e shfaqura kohëve të fundit lidhur me proveniencën Perëndimore të Krishterimit, respektivisht proveniencën Lindore të Islamit, kur kemi parasysh refleksionet mbi shoqëritë pa religjione në periudhën e komunizmit, sidomos kur është fjala për Shqipërinë (dhe Kosovën), shikuar nga aspekti i disiplinave filozofiko-historike, etno-historike, antropologjike, psikologjike, e ndonjë tjetër, janë të natyrshme. Megjithë vështirësitë dhe sfidat e shumta, është për të vënë re se, Krishterimi dhe Islami nuk kanë lindur as në Perëndim dhe as në Lindje, por në Qendër (Center), dhe që këtej reflektojnë si religjione të fuqishme edhe sot e gjithë ditën si në qytetërime Perëndimore ashtu dhe në ato Lindore.
Sot, para çdo intelektuali dhe qytetari të Republikës së Kosovës është detyrë parësore “ndërtimi i Paqës pas konfliktit”, jo vetëm në Kosovë por dhe më gjerësisht në Ballkan, detyrë kjo që është një ndërmarrje afatgjate dhe jashtëzakonisht komplekse. Një ndër detyrat më të rëndësishme në ecejaket e ndërtimit të Paqës padyshim se është forcimi i mirëkuptimit ndërfetar. Antagonizmat etno-fetare dhe ndërfetare në Kosovë dhe rajon mund të zbutën deri në një masë të caktuar, vetëm kur njerëzit do të fitojnë një kuptim më të thellë dhe më të saktë të “religjionit të tjetrit”, si dhe fenomeneve fetare në përgjithësi.
Për ta kursyer lexuesin nga polemikat, zgjerimisht për këtë çështje, dhe për zhvillimet e “Religjioneve Komparative” në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan, duhet lexuar: Janz/ Drancolli, “Teaching Comparative Religions in Kosovo: What I Learned,” in Journal of the American Academy of Religion, 70 (2002), 389-396; “The Janz/Drancolli Kosovo Textbook Project: A Report.” Paper for the International Study of Religion in Eastern and Central Europe Association conference, Budapest, Hungary, Dec. 15, 2006!
admin admin

Recent Posts

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

43 seconds ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

6 minutes ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

21 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

21 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

23 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

23 hours ago