<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A e dini historinë e vrimës më të thellë në botë?

 

 

Ekziston një vrimë e madhe në Rusi që dikur njihej si “hyrja në ferr”.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik vendosi të ndërtojë vrimën më të thellë të krijuar ndonjëherë nga njeriu. Kjo vrimë e thellë ndodhet pranë gadishullit Kola në Rusinë veriperëndimore, përgjatë kufirit me Norvegjinë veriore. I njohur si pusi super i thellë Kola, shpimi filloi më 24 maj 1970 dhe vazhdoi deri në vitin 1992, menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Vetë vrima përbëhej nga një sërë vrimash të tjera të vendosura rreth vrimës qendrore. Më e thella nga të gjitha vrimat arriti në një thellësi të pabesueshme 12,262 metra në koren e Tokës.

Kjo është afërsisht lartësia e malit Everest dhe malit Fuji së bashku.

Edhe pse e thellë, vetë vrima e gjerë sa një tepsi. Projekti i pusit u braktis për shkak të mungesës së financave dhe ndryshimeve politike. Dhe kishte arsye të mira për këtë, pasi temperaturat në fund të vrimës arritën një 180°C marramendëse, që ishte shumë më e lartë se sa pritej, dhe mjetet nuk ishin të përshtatshme për kushte të tilla.

Që atëherë, vrima ka mbetur e braktisur. Uli Harms i Programit Ndërkombëtar të Shpimit Shkencor Kontinental, i cili ka punuar në vrimën rivale gjermane si shkencëtar i ri, tha për BBC: “Shpimi filloi në epokën e Perdes së Hekurt.

“Dhe sigurisht që ka pasur një konkurrencë mes nesh. Një nga motivet kryesore ka qenë se rusët nuk kanë ndarë të dhënat e tyre”.

admin admin

Recent Posts

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

6 hours ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

6 hours ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

6 hours ago

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

1 day ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

1 day ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

1 day ago