Categories: RETROSPEKTIVË

Historia e panjohur e Geri Kasparovit, djaloshit nga Baku që u shndërrua në gjeniun e shahut botëror

“Hejdar Aljevit nuk i interesonte që unë isha armen. Ajo që kishte rëndësi, ishte që unë kisha lindur në Baku. Pa mbështetjen e tij unë do të isha nxjerrë nga gara”.

Kampioni botëror i shahut, Geri Kasparov, e di shumë mirë që gjenialiteti i tij përpara kutisë së shahut nuk do të kishte mjaftuar kurrë në rast se nuk do t’i ishte dhënë një dorë nga ish-presidenti i Republikës Sovjetike të Azerbajxhanit dhe më vonë i Republikës së Azerbajxhanit.

Me Kremlinin që mbështeste mjeshtrin e saj të shahut, Anatoli Karpov, Aliev do të niste një luftë me Moskën për të promovuar djaloshin e talentuar nga Azerbajxhani, i cili vetëm shumë vite më vonë, pasi ishte shndërruar në ikonën e shahut botëror, tregoi se si një turne në Banja Luka të Jugosllavisë në prill 1979 i kishte ndryshuar përfundimisht jetën.

Geri Kasparov

Ai ishte 16 vjeç atëherë, kur mjeshtrit të panjohur iu lejua të merrte pjesë në turneun ku 14 prej 16 pjesëmarrësve ishin mjeshtra të mëdhenj. Por Kasparov u rendit i pari, pa asnjë humbje, duke siguruar një fitore të përgjithshme me dy raunde përpara fundit.

Banja Luka shënoi fitoren e tij të parë mes mjeshtërve të mëdhenj, duke i sjellë vlerësimin e parë ndërkombëtar të tijin. Emri i tij bëri jehonë në Bashkimin Sovjetik dhe pas rikthimit, Kasparov tregon: “Ishte krejt një situatë tjetër. Unë dhe nëna ime vizituam Aljevin. Ai shikonte perspektivën. Nuk e kishte problem që unë isha armen, rëndësi kishte që unë kisha lindur në Baku. Mund të më kishin nxjerrë nga gara shumë herë, apo të më kishin privuar mundësitë për të vazhduar karrierën, por pritja e Aljevit më garantoi të kisha mbështetje nga brenda. Ata ndërtuan një bazë për mua në Zagulba (zonë turistike bregdetare në periferi të Bakusë). Ishte viti 1980. Me porosi të tij na u sigurua edhe një apartament”.

U deshën shumë vite më pas që Kasparov të tregonte se si ia doli: “E gjithë ndihma e Aljevit nga 1979-1985 ishte si një mburojë mbrojtëse. Sistemi Sovjetik nuk kishte interes ta zëvendësonte kampionin rus me një gjak të përzier (armeno-hebre) nga Baku. Prandaj ndihma e Aljevit ishte e rëndësishme, sepse m’u siguruan kushtet stërvitore dhe Hejdar Aljev ishte mbrojtësi im”, kujton Kasparov për ish-presidentin e Azerbajxhanit, që nuk e mbështeti vetëm si sportist, por ishte edhe një figurë atërore për djaloshin e talentuar. Geri e humbi të atin kur ishte 7 vjeç.

Bashkimi Sovjetik kishte një sistem shumë të fortë mbështetjeje për edukimin e sportit të shahut, diçka që vazhdoi edhe në shtetet pas shpërbërjes.

Shkolla e shahut të Bakusë ishte dhe mbetet një nga kryesoret në mbarë botën me një sërë kampionësh të turneve të ndryshëm. Gjatë kampionatit të fundit evropian të femrave në Greqi, shahistja azerbajxhanase, Ulvija Fatalijeva, fitoi medaljen e artë dhe 5 nga 20 më të mirat e turneut ishin nga Azerbajxhani.

Kështu, prindërit e Gerit vendosën ta regjistrojnë atë në Pallatin e Pionierëve “Juri Gagarin” në Baku.

Në qershor 1972, edhe pse nuk arrinte gjatësinë për t’u ulur në tavolinën e shahut, 9-vjeçari Kasparov arriti finalet e një kompeticioni të rriturish duke marrë nofkën “fëmija çudibërës nga Baku” nga gazeta gjermano-lindore “Neues Deutschland”. Ai u bë kampioni i padiskutueshëm më i ri i botës në 1985, kur ishte vetëm 22 vjeç dhe mposhti atëherë kampionin Anatoli Karpov duke e mbrojtur titullin kundër rivalit të tij rus tri herë: në 1986, 1987 dhe 1990./CNA 

admin admin

Recent Posts

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

11 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

12 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

12 hours ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

13 hours ago

Çfarë i Ndodh Trupit Nëse Hani Mandarina Çdo Ditë

  Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…

14 hours ago

Lëngu i Rasojit ndihmon për këto probleme shëndetësore

  Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…

14 hours ago