Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gjenerali shqiptar që tronditi Europën në mesjetë

Gjergj Basta, është një nga figurat më të njohura të praktikës ushtarake evropiane të fillimit të Rilindjes, nga ku kishte mbetur një emër i panjohur për shkencën dhe lexuesin shqiptar deri kur historiani Dhimitër Pilika, e nxori atë nga arkivat e Pragës dhe e publikoi në Revistën “ Ylli” më 1966 në numrin e 7 të saj.

 

Për të qenë më të saktë, Gjergj Basta për literaturën shqiptare ishte një rizbulim. Për të ishte shkruar e folur para 1944-ës në diasporë dhe ishte përmendur sadopak emri edhe në ndonjë botim në Shqipëri. Por aq pak, sa pas 1944-ës ishte harruar fare. Ndoshta Basta u gjykua ashpër si “pushtues” e si komandant forcash perandorake.

Në fakt Gjergj Basta kishte jetuar gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve. Në një letër të vitit 1759 himariotët, pas emrit të Pirros e të Skënderbeut, shënonin emrin e Gjergj Bastës. Në vitin 1907 shqiptarët e SHBA në një letër që i drejtonin Konferencës së Hagës, përmendnin krahas figurave të shquara të popullit tonë edhe gjeneralin Gjergj Basta.

Pas Dhimitër Pilikës, Koco Bozhori me 1985 sa e përmend emrin e Gjergj Bastës në zërin e stratiotëve në Fjalorin Enciklopedik shqiptar dhe më 1990, historiani ushtarak, dr. Riza Drishti do të botonte në Revistën “Për mbrojtjen e Atdheut“ një studim të shkurtër për jetën dhe veprën e Bastës.

Por viti 1996 do të shënonte një arritje të veçantë në këtë njohje: Shtëpia Botuese e Ushtrisë do të botonte në një vëllim, të përkthyera nga Ejana Paco, të dy veprat e Gjergj Bastës: “Mjeshtri i përgjithshëm i kampit” dhe “Drejtimi i kalorësisë së lehtë.” Në vitet 2000 ka pasur në shqip edhe botime të tjera rreth emrit dhe veprës së Gjergj Bastës.Revista “ Mbrojtja” ,më 2003 botoi jetëshkrimin e Gjergj Bastës sipas “Dizionario biografico degli italiani” të vitit 1995, përkthyer nga Ermal Onuzi. Më 2006 u botua në shqip, e përkthyer nga Pëllumb Xhufi, vepra e Paolo Petës “ Stradiotët” në të cilën në tri faqe jepet edhe një jetëshkrim i Gjergj Bastës .

Më 2008 Fjalori enciklopedik shqiptar botoi një zë për Gjergj Bastën, shkruar po nga dr. Riza Drishti. Vitet e fundit kanë filluar të shkruajnë e botojnë për Bastën “ krahinarët” e tij të Bastjas mesjetare, nga Nivicë –Bubari dhe Senica e Sarandës.

Më 2010, Theodhori Miho botoi “Gjergj Basta dhe kapedanët e Senicës”, dhe më 2014, Fatmir Minguli në “Triptik historik” ,pjesën e parë, ia kushton pikërisht gjeneral Bastës, ndërkohë që Fotaq Andrea e përmend general Bastën në një studim te tij për stratiotët shqiptarë botuar në Revistën Ushtarake të Akademise se FA. Veprat e Gjergj Bastës , të ribotuara më 1641 nga Shtëpia Botuese “ Xhunti” e Venedikut, i ruajnë edhe Bibliotekat tona, “ Marin Barleti’”e Shkodrës dhe Biblioteka Kombëtare në Tiranë. Gjergj Basta vdiq më 20 nëntor 1607(ose 1612)dhe u varros në Vjenë.

Nga Sali Onuzi – “Prej shekullit XIV, kur ushtritë feudale në Evropën perëndimore e humbën rëndësinë, fituan peshë repartet e ushtarëve rrogëtarë, që vinin nga Anglia, Zvicra, Gjermania. Në kushtet e vështira të jetesës nën pushtimin osman, shumë fshatarë të trevave malore, si të Labërisë, Himarës, të Veriut , po edhe nga Greqia, Dalmacia u rekrutuan në reparte të tilla, duke marrë emrin “ stratiotë”. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtritë e perandorisë gjermane, në Francë, Flandër etj” ( FESH, 1985 dhe 2008) /diasporashqiptare

admin admin

Recent Posts

Besëpremja dhe tradhtia në disa këngë shqiptare

Shkruan: Ahmet QERIQI  Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…

7 hours ago

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

12 hours ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

13 hours ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

15 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

1 day ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

1 day ago