<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Shtatë lule shumëvjeçare të cilat do të lulëzojnë gjatë tërë verës në kopshtin tuaj

Lulet janë një lloj dashurie e veçantë për shumë njerëz! 

Me krasitje të rregullt këto bimë atraktive shumëvjeçare do të na kënaqin me lulet e veta shumë vite gjatë verës.

Nëse i lejojmë lulet që të vyshken në bimë, bima do të orientohet në krijimin e farave në vend të fletëve të gjelbra.

Kokarda – Gaillardia grandiflora lulëzon nga maji deri në vjeshtë, derisa të shfaqen ngricat. Krasiten degët deri tek fletët. Më së miri zhvillohen kur është kohë me diell dhe e thatë, transmeton Telegrafi.

Trëndafili – Rosa spp. Lulëzon nga maji pesë javë. Krasiteni në kënd, saktësisht mbi degën më të afërt me pesë fletë të reja.

Kandilja – Aquilegia spp. Lulëzon nga maji deri në gjysmën e qershorit. Duhet krasitur deri te fletët. Pas lulëzimit të dytë, lërini lulet dhe mblidhni farat kur të piqen.

Vjeshtorja e kaltër – Polemonium caeruleum lulëzon nga qershori dhjetë javë. Pas lulëzimit të parë krasitni bimën deri disa centimetra mbi tokë. Pas lulëzimit të dytë lëreni lulet në degë për të marrë farat e reja.

Syri i vajzës – Coreopsis grandiflora lulëzon vazhdimisht nga maji deri në shtator. Kur lulet vyshken, duhet krasitur kërcelli. I përballon mirë edhe vapën, edhe thatësinë, edhe lagështinë.

Zilja malore – Campanula persicifolia lulëzon nga qershori deri në gjysmën e korrikut. Krasitni lulet pa ia hequr sythat në zhvillim. Në vendet me vapë të madhe më së miri rritet në freski të pjesshme.

Sherbela e stepave – Salvia nemorosa lulëzon vazhdimisht nga prilli deri në tetor. Fletët e vyshkura duhet prerë. Këto lule tepër të bukura ngjyrë vjollce tërheqin fluturat. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni

    Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…

10 hours ago

Ushqimet më të mira për forcimin e imunitetit dhe luftimin e ftohjeve

    Gjatë një ftohjeje, oreksi juaj zakonisht zvogëlohet, por disa ushqime mund t'ju ndihmojnë…

11 hours ago

Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

Më 3 shtator 1878, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nisën një ofensivë të armatosur…

12 hours ago

Shenjat e kancerit të mitrës që nuk duhet t’i injoroni

    Kanceri i mitrës mund të shfaqet me simptoma që shpesh ngatërrohen me probleme…

14 hours ago

Çaji i gjetheve të fikut, ilaçi popullor që lufton këto sëmundje

    Në mjekësinë tradicionale gjethet e fikut janë përdorur për aftësinë e tyre në…

14 hours ago

Pse Piramida e Madhe nuk u shkatërrua nga tërmetet për 5 mijë vjet?/ Shkencëtarët zbulojnë sekretin

  Forma e saj, materialet e përdorura dhe struktura e brendshme duket se kanë ndihmuar…

14 hours ago