Nga Katherine Latham, BBC
Kur ngrini kokën lart, qielli mund t’iu duket i qetë. Megjithatë, ajri është gjithmonë në lëvizje. Ai rrjedh si ujë, me vorbulla dhe rryma ajrore herë të qeta dhe herë të tjetra shumë trazuara. Turbulenca është një nga fenomenet më të paparashikueshme të motit.
Dhe studimet tregojnë se turbulencat e forta po bëhen më të shpeshta, ndërsa po rritet temperatura mesatare e planetit tonë. Nëse një avion ndeshet me të, rryma më e fortë mund të shkaktojë lëndime, vdekje, si dhe dëmtime strukturore të avionëve.
Të martën e javës së kaluar një fluturim i linjës Singapore Airlines që ishte nisur nga Londra, u përball me turbulenca të mëdha: 31 persona u plagosën dhe një pasagjer humbi jetën. Pasagjerët e tjerë në bordin e Boeing 777-300ER, deklaruan për BBC-në se avioni nisi të anohej dhe dridhej fort, përpara se të humbte lartësi papritmas, dhe në atë moment “njerëzit dhe objektet përreth tyre nisën të përplasen me tavanin e avionit”.
A mund të ketë mënyra më të mira për të parashikuar dhe përballuar turbulencat? Disa studiues besojnë se përgjigjet fshihen tek bota e kafshëve. Zogjtë ndeshen shpesh me situata të tilla. Ndërsa vetëm disa specie arrijnë të fluturojnë në lartësinë e një avioni komercial, studimet se si reagojnë ata në lartësi më të ulëta, mund t’i ndihmojë meteorologët të ndërtojnë modele më të mira për të parashikuar turbulencat, thotë Emili Shepard, eksperte në fluturimin e shpendëve dhe rrymat e ajrit në Universitetin Suonsi në Uells.
Dhe nuk është vetëm kjo, ajo që ata mund të mësojmë nga shpendët. Disa specie janë të përshtatura për t’u përballur me “turbulencat ekstreme” thotë ajo. Analizimi se si ata ato e shfrytëzojnë në avantazhin e tyre, mund të orientojë dizajnin e avionëve në të ardhmen, sidomos në mjediset urbane ku mund të fluturojnë avionë më të vegjël dhe mjete ajrore pa pilot (dronët).
Sipas një studimi të këtij viti, avionët ndeshen me turbulenca të moderuara deri në “të rënda ose më të mëdha” mbi 68.000 herë çdo vit . Turbulenca përkufizohet si “një lëvizje e parregullt e ajrit” e shkaktuar nga vorbullat dhe rrymat vertikale.
Turbulenca mund të shkaktojë disa tronditje të frikshme:ose ta nxjerrë një avion jashtë kontrollit ose të shkaktojë rrokullisje kaotike të tij. Avionët modernë janë të pajisur me sisteme të sofistikuara të radarëve të motit, të cilat pilotët i përdorin për të identifikuar dhe manovruar rreth zonave me turbulenca.
“Ne mund të parashikojmë me një sukses rreth 75 për qind një turbulencë, dhe deri në 18 orë përpara”- thotë Pol Uilliams, ekspert i atmosferës në Universitetin Riding në Angli. Por ka shumë lloje turbulencash, dhe disa prej tyre mund të jenë më të vështira për t’u dalluar. Turbulenca e rëndë që goditi avionin e linjës Singapore Airlines, shkaktohet shpesh nga “turbulenca e ajrit të pastër” që është e padukshme. Ajo mund të godasë pa paralajmërim, dhe është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve ajrore të lidhura me motin.
Turbulenca e ajrit të pastër ndodh në lartësi të mëdha, ku avionët fluturojnë në qiej me ngjyrë blu dhe të qetë në dukje. Ajo nuk mund të shihet me sy të lirë, dhe është i pazbulueshëm nga sensorët në bord. Edhe satelitët nuk mund ta shohin dot këtë lloj turbulence, por vetëm strukturën dhe forma e rrymës që krijon avioni rreth vetes, mund të lërë të nënkuptohet prania e saj.
Pilotët detyrohen shpesh të mbështeten tek çdo avion që fluturon në të njëjtën rrugë përpara tyre, dhe që raporton turbulencat e ajrit të pastër, që të ketë mundësi të ndryshojë trajektoren. Ndryshimet klimatike po e bëjnë më të zakonshme turbulencën e këtij lloji, thotë Uilliams, i cili e ka studiuar këtë rritje.
“Ndryshimi i klimës, po rrit ndryshimin e temperaturës midis masave të ajrit të ngrohtë dhe atij të ftohtë, të cilat përplasen për të formuar rrjedhën e avionit në atmosferën e sipërme. Ky efekt po e bën më pak të qëndrueshëm trajektoren e avionit dhe lejon më shumë turbulenca”- shton ai.
Tani meteorologët po përpiqen të zhvillojnë metoda më të mira për parashikimin e të gjitha llojeve të turbulencave, duke përdorur modelimet kompjuterike. Megjithatë, një burim i të dhënave që ka mbetur i pashfrytëzuar deri vonë, janë krijesat me të cilat ne ndajmë qiejt: zogjtë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se lëvizjet e kafshëve, mund të na ndihmojnë të përcaktojmë forcën e ndryshimeve të forta termike, drejtimin dhe shpejtësinë e erës.
Tani studiuesit nga Universiteti i Suonsit thonë se përvoja e zogjve, mund të na ndihmojë në parashikimin e turbulencave.
Zogjtë migrojnë shpesh për mijëra kilometra, dhe shpejtësia, drejtimi i erës dhe turbulencat diktojnë rrugëtimin por edhe sasinë e energjisë që duhet të shpenzojnë. Dhe kur udhëton me rezervat e fundit të energjisë, në fund të një udhëtimi epik thuajse rreth gjysmës së globit, ndeshja me erëra të gabuara mund të nënkuptojë dallimin midis jetës dhe vdekjes.
Ndërsa shumica e specieve nuk fluturojnë bashkë me avionët komercialë, disa prej tyre ngrihen jashtëzakonisht lart. I tillë është rasti i zogjtë fregatë. Shepard thotë se ata mbështeten tek diferencat termike dhe era për të qëndruar lart për muaj të tërë, dhe mund të fluturojnë në lartësi ekstreme, deri në 4 km mbi tokë.
Për të arritur këtë lartësi të madhe, ata shfrytëzojnë rrymat e forta të ajrit në retë e mëdha që krijohen në zonat malore. “Ata fitojnë lartësi brenda këtyre sistemeve reale e të turbullta të reve. Pra fluturojnë në mjedise tepër të trazuara, dhe ne ende dimë shumë pak se si ata janë në gjendje të mbajnë kontrollin e fluturimit”- thekson ajo.
Duke studiuar se si zogj të tillë reagojnë ndaj turbulencës, Shepard dhe kolegët e saj në Laboratorin për Lëvizjen e Kafshëve të Universitetit Suonsi, synojnë që të “vizualizojnë të padukshmen” dhe të hartojnë lëvizjet e ajrit. Nganjëherë kjo përfshin edhe fluturimin së bashku me zogjtë.
Gjatë viteve 2018-2019, ekipi i Shepard fluturoi me një avion ultra të lehtë, së bashku me një tufë pëllumbash. Duke përdorur GPS, regjistrues të të dhënave të presionit barometrik dhe të përshpejtimit të lidhur me zogjtë, ata matën mbi 88 fluturime nivelet e turbulencës gjatë udhëtimeve që zogjtë bënë për t’u kthyer në papafingon e tyre.
“Atje lart je shumë i ekspozuar nga elementëve atmosferikë. Është një përvojë shumë e drejtpërdrejtë”- thotë ajo. Ekipi fluturoi në kushte të ndryshme; herët në mëngjes kur poshtë në tokë ishte pak ngrohtë për të shkaktuar rryma konvektive, dhe më vonë gjatë ditës kur diferencat ishin më të forta, si dhe në periudha të ndryshme të vitit.
“Ka pasur disa raste kur piloti është detyruar të ulej apo ka vendosur të mos fluturojë më atë mëngjes, pasi turbulencat ishin shumë të forta dhe po ndikonin në aftësinë e tij për të mbajtur kontrollin e fluturimit. Por pëllumbat u kthyen në papafingo pa asnjë problem. Pra, ata mund të përballen me nivele të larta turbulence edhe duke pasur një peshë trupore shumë më të vogël. Ata duket se kanë mekanizmat e duhur për ta përballuar atë lloj turbulence”- nënvizon ekspertja.
Hulumtimi i Universitetit Suonsi, sugjeron mundësinë e përdorimit të sensorëve tek shpendët për të kuptuar më shumë turbulencat e ajrit. Ata mund të shërbejnë ssi sensorë meteorologjikë në lëvizje, duke mbledhur vazhdimisht të dhëna rreth turbulencës që po përjetojnë përgjatë rrugëve të tyre të fluturimit. Dhe kjo është më pak e kushtueshme sesa përdorimi i sensorëve në avion.
Për më tepër zogjtë mund të fluturojnë në kushte që avionët nuk mund t’i përballojnë. Në një studim tjetër të vitit 2020, Shepard dhe kolegët e saj ndoqën fluturimin e zogjve Kondor të Andeve, zogjtë më peshën më të madhe në botë. Ata analizuan se kur dhe si këta zogj fitonin lartësi gjatë fluturimit, dhe regjistruan çdo rrahje flatrash.
Të dhënat zbuluan nivelet me të ulëta të rrahjes së flatrave gjatë fluturimit. Ata qëndrojnë pjesën më të madhe më krahët hapur, duke rrëshqitur mbi rrymat e ajrit. Madje një prej tyre qëndroi në ajër për më shumë se 5 orë, duke përshkruar mbi 170 km pa asnjë përplasje të vetme të flatrave.
Ky hulumtim ofron njohuri mbi mënyrën se si zogjtë fluturues shfrytëzojnë rrymat ajrore të shkaktuara nga ndryshimet termiket, njohuri të cilat potencialisht mund të përdoren në programimin e dronëve.
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…
Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…
Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…
Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…
Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…
Nga: Halil Rama Pasi ka botuar dhe promovuar më parë librat “Kur binte një zymare në…