<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush ka qen piromani Pjetër Bogdani?

Nga Behxhet Jashari

“Tre krisma topash të Pikomillinit mbi Shkup, ose 329 vite nga djegia e qytetit”

Nga Vatikani do të emërohet për administrator i Kosovës. Megjithatë, ai territorin e Kosovës nuk e quante Iliri, as Dardani, as Kosovë, e as Shqipëri, pasi që dihet se në shekullin XVII emri shqiptar e Shqipëri ishte në përdorim intensiv. Por, ai Kosovën e quante Mbretëri e Serbisë, ndërsa veten e quante administrator i gjithë Mbre­të­ri­së së Serbisë. Në atë kohë edhe pse njihej emri shqiptar, ai veten e tij e quante Pjetër Bogdan Ma­qedonasi (Petro Bogdano Macedone)[6]. Për çudi, atij nuk i kishte penguar Serbia që kishte push­tuar mbi gjysmën e tokave shqiptare[7]. Bogdani ishte misionar i Propaganda Fide-së (Ku­ven­dit të propagandës) në Vatikan. Aktiviteti i Pjetër Bogdanit për qëllimet e Propaganda fide-sëqar­të u vërejt edhe gjatë aventurës së tij masakruese në vitin 1689, ku mori pjesë në gjenocidin kun­dër popullatës myslimane shqiptare në trojet etnike shqiptare së bashku me Karposhin dhe Pi­ko­llo­minin, gjë që do të shohim në vazhdim të këtij punimi.

Pse Bogdani së bashku me ato grupe shqiptarësh katolikë të asaj kohe u inkuadruan në atë kry­qëzatë katoliko-protestante-sllave kundër myslimanëve shqiptarë, duke e ndihmuar Pi­ko­llo­mi­nin dhe Karposhin në ato sulme dhe masakra të pista? Për të gjitha këto më gjerësisht do të sho­him në vijim.

Në këtë periudhë të shek XVII kryengritësit sllavë (bullgarë, serb e maqedonas) nga jugu i Ballkanit, duke i konsideruar austriakët si çlirimtarë, së bashku me grupet katolike, do t’iu bash­kën­gjiten ushtrisë së Pikollominit kundër ushtrisë osmane, e jo vetëm kaq, por edhe kundër po­pu­llatës myslimane shqiptare e turke, etj. Thuhet se “diku në Karadag (në veri të Shkupit), Kar­po­shi me ushtarët e tij do t’i bashkëngjitet Pikollominit, i cili do të urdhërojë që Shkupi të digjet”[8]. Ata ishin të bindur se austriakët do t’iu ndihmonin atyre në “çlirimin nga osmanët”. Shkupi ishte caku, me që ishte edhe kryeqendra e pjesës evropiane e Perandorisë Osmane dhe qendër e atëhershme kulturore e qytetëruese islame… Pohonin se ky ishte rast, gjoja për hakmarrje kundër osmanëve për shkak të rrethimit të Vjenës që kishte ndodhur në vitin 1683! Megjithatë, qëllimi ish­te për të shkatërruar sa më shumë vendbanime myslimane shqiptare dhe të mbyten sa më shu­më njerëz të cilët nuk mendonin si pikollominët, bogdanët, karposhët e të ngjashëm me ta… Keq­bërësit e këtillë nën udhëheqjen e Karposhit do t’a shfrytëzonin këtë rast për t’i sulmuar vendasit myslimanë shqiptarë si në: Kriva Pallankë, Kratovë, Kumanovë, Karadag, Kaçanik, etj. Me të dëgjuar për aktivitetet e Karposhit, Pikollomini përmes një letre dërguar mbretit austriak Leopoldit I do të kërkojë që ai t’a pranojë Karposhin si një princ dhe t’a dekorojë atë me qëllim të realizimit të synimeve strategjike në teren[9]!

Referenca

[1] FERRAJ, Hysamedin, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, Logos-A, Shkup, 1999, f. 87.

[2] ТАШКОВСКИ, Драган “Карпошевото востание”, Култура, 1951, f. 22. Po ashtu shih: Јован Поповиќ, “Војна у Србији 1689 године”, f. 54 dhe Мита Костиќ, “Спаливање Скопла 26 и 27 октобар 1689 год.”, Стара Србија, Скопле, 1922.

[3] ТАШКОВСКИ, Драган “Карпошевото востание”, Култура, 1951, f. 23-24.

[4] Jezuitët ishin një sekt të cilët kishin obligim përhapjen sa më efikase të katolicizmit. Kjo ishte një lëvizje katolike të cilën në vitin 1534 e themeloi ushtaraku dhe teologu Ignjacio Lojola (1491-1556). Kah fundi i shekullit XIX, rendi jezuit u inkua­drua edhe në fushatën raciste dhe më vonë edhe në atë nacional-socialiste kundër hebrenjve. Ata u inkuadruan edhe në formimin e kampeve famëkeqe të koncentrimit. Shih: MURTEZAI, Ekrem, “Fjalor i feve”, Rilindja, Prishtinë, 2000, f. 162.

[5] BOGDANI, Pjetër, “Çeta e Profetëve”, shkalla II, ligjërata III, paragrafi 3, Prishtinë, 1990. f. 60-61.

[6] IBRAHIMI, Nexhat, ‘Islami në trojet Iliro-shqiptare gjatë shekujve’, Logos/A-Shkup, 1999, f. 108-110.

[7] IBRAHIMI, Nexhat, ‘Islami në trojet Iliro-shqiptare gjatë shekujve’, Logos/A-Shkup, 1999, f. 98-99.

[8] ТАШКОВСКИ, Драган “Карпошевото востание”, Култура, 1951, f. 24.

[9] ТАШКОВСКИ, Драган “Карпошевото востание”, Култура, 1951, f. 23-24.

admin admin

Recent Posts

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

4 hours ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

6 hours ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

22 hours ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

1 day ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

1 day ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

1 day ago