Categories: KURIOZITETE

Njihuni me teknikën e zhvilluar nga ushtria amerikane që ju bën të flini gjumë brenda pak minutave

A keni dëgjuar ndonjëherë për metodën e famshme ushtarake që ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda pak minutave?

Teknika u zhvillua nga ushtria amerikane, kryesisht për pilotët luftarakë që kanë nevojë maksimal të reflekseve të tyre dhe për ata në luftime aktive që duhet të jenë në gjendje të bien në gjumë në situata të zhurmshme dhe stresuese.

Në mënyrë që të bini në gjumë brenda pak minutash, duhet të rehatoheni dhe të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj. Pasi ta keni mbizotëruar atë pjesë, mund të relaksoni ngadalë të gjithë trupin tuaj nga skalpi e poshtë duke filluar nga balli dhe tiparet e fytyrës. Bëni më të mirën për t’u siguruar që të mos jeni të tensionuar dhe t’i relaksoni krahët në të dyja anët.

Imagjinoni një ngrohtësi që përhapet nga koka juaj në majë të gishtave, pastaj vazhdoni në gjoks dhe merrni frymë thellë për ta relaksuar atë pjesë, përpara se të vazhdoni të relaksoni stomakun, kofshën, këmbët dhe shputat. Ndjesia e ngrohtë duhet të imagjinohet nga zemra deri te gishtat e këmbëve. Për të rënë në gjumë, mendja juaj në mënyrë ideale duhet të pastrohet nga çdo faktor stresues.

Imagjinoni veten diku në një vend të qetë, jeni shtrirë në një varkë në një liqen të qetë. Nëse ndjeni se ndonjë mendim po kalon në kokën tënde, atëherë për 10 sekonda thojini vetes, “mos mendo, mos mendo”. Pas kësaj, ju mund të bini në gjumë. Ndërsa ne flemë, truri i nënshtrohet një pastrimi të madh për të asgjësuar produktet e mbeturinave qelizore të grumbulluara gjatë ditës. Lëngu cerebrospinal, një lëng që furnizon sistemin nervor kujdeset për të, në një punë që gjatë natës lehtësohet.

Është një nga gurët themelorë të neuroshkencës, i cili duket se shpjegon pse, në mungesë të gjumit, ne luftojmë për të kujtuar apo edhe për të koordinuar lëvizjet. Në studimin e publikuar në “Nature Neuroscience”, një grup neuroshkencëtarësh nga Imperial College London ndoqën lëvizjet e lëngut cerebrospinal në trurin e minjve në tre faza të ndryshme; kur kafshët ishin zgjuar dhe aktive, kur flinin dhe kur ishin nën anestezi të përgjithshme. /TCh

admin admin

Recent Posts

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

4 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

5 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

18 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

19 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

19 hours ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

21 hours ago