<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Qershor, 1999: Propaganda serbe trumbeton ikjen e serbëve, të cilët askush s’i ndjek

“Dita ka gdhirë me shi, por është ngrohtë. Qyteti ka nisur të ngjallet. Në Kosovë hyjnë nga Maqedonia dhe nga Shqipëria kolona të pafund njerëzish, të ndjekur para pak muajsh. Kanë ndenjur afër kufirit duke pritur ditën e kthimit. Propaganda serbe trumbeton ikjen e serbëve, të cilët askush s’i ndjek. Ata po largohen nga vendi i krimit”, shkruante gazetari Zenun Çelaj në ditarin e luftës më 18 qershor të vitit 1999

E enjte, 17 qershor

Derisa po i ktheja në vend librat e hedhura për tokë në bibliotekën e shtëpisë në Velani, dëgjova thirrjen me emër nga një zë i panjohur. U përshëndeta ftohtë me njerëzit “e panjohur”. Njëri m’u drejtua me habi: “Nuk më njeh? Unë jam Meroja, Mero Baze!” Pastaj kujtova kolegun nga Tirana, me të cilin isha parë para pesë vjetësh dhe që më kishte lënë përshtypje prej gazetarit të spikatur. U përshëndetem për së dyti.

“As mua s’më njeh?” – më thotë tjetri, më i ri. Po derisa e pikas me shikim, shquaj fytyrën e Dardanit, djalit të Nehat Islamit, të cilin njëmend s’e kisha parë tri vjet, por ai nuk kishte ndryshuar aq sa të mos e njihja. Duket kishte ndryshuar mendja ime. Ai kishte lënë Kanadanë dhe gruan atje, për t’u inkuadruar në njësitin special të UÇK-së “Delta”. E përqafova edhe këtë me lot.

Lash bibliotekën dhe shtëpinë dhe e shoqërova deri në Shtabin e Zonës së Llapit, në Kolovicë të Re, ku ishte Liraku. Dardani e Liraku janë moshatarë dhe janë rritur bashkë. Takimi i tyre ishte shumë emocionues. Ata po shiheshin pas tetë a nëntë vjetësh. Kur ishin ndarë ende nuk i kishin rënë brisk fytyrës. Tash duken burra, ani luftëtarë… Na bëri të qajmë edhe takimi i Mevlyde Kadriut me Lirakun. Kjo të kujtonte nënën e tij, që nuk e ka qe katër vjet. Lirijoni, djali i saj, po ashtu është rritur me Lirakun. Si dy vëllezër.

E premte, 18 qershor

Dita ka gdhirë me shi, por është ngrohtë. Qyteti ka nisur të ngjallet. Në Kosovë hyjnë nga Maqedonia dhe nga Shqipëria kolona të pafund njerëzish, të ndjekur para pak muajsh. Kanë ndenjur afër kufirit duke pritur ditën e kthimit.

Propaganda serbe trumbeton ikjen e serbëve, të cilët askush s’i ndjek. Ata po largohen nga vendi i krimit. Ka ardhur për t’i trimëruar që të mbesin “në tokën e shenjtë” edhe patriku i tyre, Pavli. Por, këta nuk ndalen. Kanë bërë gjithë ato mëkate. I ndjek gjaku i fëmijëve, grave e pleqve shqiptarë të pafajshëm, me të cilin kanë përlyer duart e shpirtin. I ndjekin varrezat masive, të vrarët që s’mund të flasin.

E enjte, 19 qershor

Ka më shumë se tre muaj që nuk jam parë me Ibrahim Osmanin, kolegun e “Zërit të Amerikës”. Takimi në kafiterinë-ëmbëltore “Korzo” ishte një nga ato që i kam pritur me gëzim gjithë këto ditë. Mezi e binda të shkonim ‘për inat’ në hotelin “Grand”, ku nuk kemi hyrë gati dhjetë vjet. Kërkuam në shqipe nga një kafe, por kamerieri na u përgjigj serbisht se nuk dinte çfarë donim. Në “Grand” ende i gjithë personeli është serb dhe ata madje njerëz të policisë. Kamerieri na pa vëngër, megjithatë na solli kafetë.

Vetëm ata ishin serbë. Klientela të gjithë ishim shqiptarë. Kishte nga ta edhe të tillë që për tridhjetë vjet s’e kanë parë Kosovën.

Fund. Shkëputur nga kapitulli “Ditari i luftës: Ferri para lirisë” i librit “Udhëtim në të shkuarën” i Zenun Çelajt, Botimet KOHA, tetor 2020 

admin admin

Recent Posts

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

14 hours ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

15 hours ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

15 hours ago

Kjo është fotografia që po propagandohet nëpër rrjete sociale si fotografi e Shaban Polluzhës

Në kohën e rrjeteve sociale manipulimet janë bërë shumë të mundëshme dhe të lehta. Fotografi…

15 hours ago

Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën e shigjetës nga këmba e heroit dardan të Trojës, Enea!

Jahja Drancolli Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën…

16 hours ago

“Shqiptarët duhet të zhduken si popull. Atyre duhet t’u pamundësohet jeta. Autoritetet tona (serbe) ua morrën tokat arnautëve”

MekuliPress ju sjellë fakte tjera të kolonizimit të tokave të hapsirës shqiptare përmes kolonëve serbë.…

16 hours ago