<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Si ta trajtoni djegien e qiellzës në kushte shtëpie

Na ndodh shpesh që nga uria t’i dorëzohemi tundimit për të shijuar gatimet e shtëpisë, pavarësisht temperaturës së lartë.

Por kjo nuk ndodh pa pasoja, sidomos për qiellzën ku nxehtësia e ushqimit shkakton djegie të menjëhershme.

Ky problem mund të trajtohet mjaft lehtë në shtëpi me kura natyrale, disa prej të cilave përfshijnë kosin, qumështin, xhelin e aloe verës dhe mjaltin.

Djegia e qiellzës

Goja e njeriut përmban inde mjaft delikate të cilat digjen lehtë nga ushqimet dhe pijet e nxehta.

Një copë picë mund të shkaktojë djegie të qiellzës për shkak të djathit i cili gjatë pjekjes arrin në temperaturë të lartë.

Shumica e djegieve në gojë si pasojë e ushqimit janë të gradës së parë.

Me shërimin e zonës së djegur, që zgjat për një javë, qelizat e vdekura i çelin rrugën atyre të rejave.

Disa kura natyrale për shërimin e qiellzës

Uji i ftohtë

Njerëzit që përjetojnë djegie të tilla duhet të jenë në kontakt me ujin e ftohtë për të paktën 10 minuta.

Në rastin e gojës, ju duhet të mbani ujin e ftohtë në kontakt me qiellzën dhe ta zëvendësoni atë menjëherë sapo uji të ngrohet.

Kubat e akullit nuk rekomandohen sepse mund të dëmtojnë qiellzën më tej.

Qumështi ose kosi

Kosi ose qumështi zbusin ndjeshëm shqetësimin e krijuar nga përcëllimi i qiellzës.

Ato krijojnë një shtresë të përkohshme që pengon irritimin e mëtejshëm të plagës.

Aloe vera

Xheli i aloe verës është efikas kundër djegieve të jashtme dhe zbut inflamacionin.

Ai gjithashtu qetëson skuqjen e zonës së djegur.

Mjalti

Mjalti përshpejton shërimin e qiellzës dhe parandalon grumbullimin e mikrobeve.

Në këtë mënyrë, mjalti shmang çdo infeksion të mundshëm.

Gargarë me ujë të kripur

Kur lëkura dëmtohet, ajo bëhet më e ndjeshme ndaj infeksioneve.

Gargara me ujë të kripur shmang çdo infeksion në mënyrë natyrale.

Gargara duhet bërë dy ose tre herë në ditë, deri sa plaga të shërohet.

Ushqimet e buta

Zona e qiellzës është mjaft delikate pas djegies.

Lëkura e re që formohet është e butë dhe ushqimet e forta mund të shkaktojnë më shumë dëm dhe dhimbje.

Ushqimet e buta dhe të lëngshme garantojnë shërimin e shpejtë të lëkurës.

Vezët, supa, kosi janë disa ushqime që ju ndihmojnë për këtë problem.

Përkujdesja ndaj lëkurës

Ndërsa lëkura shërohet, ajo do të mbetet delikate për pak kohë.

Tregoni kujdes kur lani gojën me furçë dhe përpiquni të mos hiqni lëkurën e djegur me duar sepse mund të nxisni infeksionin.

Shmangni pijet e ngrohta deri sa plaga të shërohet./AgroWeb.org

admin admin

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

10 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

10 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

10 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

11 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

11 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

11 hours ago