Një sondazh është realizuar në vendin fqinj, Greqinë, për perceptimin që ata kanë lidhur me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë aty.
Rezultatet janë domethënëse, pas më shumë se 30 vjetësh, duket se paragjykimet dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve janë në nivelet minimale.
Sondazhi është realizuar nga Njësia për Hulumtimin e Tregut në Universitetin e Maqedonisë në bashkëpunim me think tank ELIAMEP në emër të Fondacionit Konrad Adenauer.
Sondazhi hulumtoi qëndrimet greke ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe pikëpamjet për shqiptarët që e kanë bërë Greqinë shtëpinë e tyre.
Sondazhi ka nxjerrë në dritë gjetje interesante, ku 78% e grekëve thonë se shqiptarët po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.
Akoma më i lartë është numri i atyre (80%) që besojnë se fëmijët e emigrantëve shqiptarë që janë rritur në Greqi dhe kanë shkuar në shkollë atje janë plotësisht të integruar në shoqërinë greke.
Vetëm një në pesë grekë ka një opinion pozitiv për shtetin shqiptar, ndërsa 40% kanë pikëpamje negative. Sondazhi tregon gjithashtu opinione të dobëta për Maqedoninë e Veriut, me Bullgarinë dhe Serbinë që gëzojnë vlerësime më të larta.
Një rezultat intrigues i sondazhit është se një shumicë e konsiderueshme e të anketuarve grekë nuk e ndajnë këtë vlerësim negativ për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit. Dy të tretat (66%) thonë se ka çështje më të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare sesa rasti i kryebashkiakut të burgosur.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…