<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Pse duhet të frikësoheni nëse ju rrjedh gjak nga hunda?

“Asgjë e tmerrshme, ka pëlcitur kapilari”. Kështu jemi mësuar të dëgjojmë kur dikujt fillon t’i rrjedhë gjak nga hunda, mbase megjithatë është mirë të shkoni te mjeku.

Shkaktarët e rrjedhjes së gjakut nga hunda mund të jenë plotësisht të padëmshëm, si p.sh. ndonjë lëndim i vogël me rastin e prekjes apo inflamacionit të lehtë të mukozës, mirëpo, jorrallë mund të jenë pasojë e ndonjë sëmundjeje serioze.

Rrjedhja e gjakut nga hundët shpesh ndodh gjatë sezonit të infeksioneve respiratore. Atëherë shpesh ndodhë inflamacioni i mukozës, e cila vetvetiu është e ndjeshme dhe lehtë mund të ndodhë të rrjedhë gjak.

Rrjedhjet e këtilla të gjakut nga hundët nuk janë të tmerrshme, mirëpo ekzistojnë shkaktarët të cilët janë goxha më seriozë.

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut mund të jenë shkaktarë të rrjedhjes së gjakut nga hundët, por në raste jo të rralla kanë të bëjnë me sëmundjet hematologjike siç është hemofilia. Në atë rast ekziston rreziku i përgjithshëm i rrjedhjes së gjakut nga hundët.

Prandaj, nëse pa ndonjë arsye ju rrjedh gjak nga hundët, me siguri nuk është diç që duhet t’ju brengosë, mirëpo mos e injoroni.

Shkoni te mjeku dhe kontrollojeni gjendjen e zemrës dhe të enëve tuaja të gjakut, sepse mund të jetë indikator i ndonjë problemi më serioz.

Tensioni i ngritur i gjakut është gjithashtu njëri ndër shkaktarët e shpeshtë të rrjedhjes së gjakut nga hundët. Prandaj, më mirë është të bëhet një kontroll i plotë, nëse ndodh t’ju rrjedhë gjak nga hundët.

Nëse vërtet është fjala vetëm për pëlcitje të kapilarit apo për diçka të padëmshme, aq më mirë, mirëpo nuk është i tepërt kontrollimi, sepse mbase kështu do të mësoni diçka që mund t’jua shpëtojë jetën.

admin admin

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

7 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

7 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

7 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

8 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

9 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

11 hours ago