<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETEShëndet

Duhet t’i dini patjetër/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

Ishemia Dhe Migrena

Një e treta e njerëzve që vuajnë nga migrena përjetojnë shtrembërim dhe mjegullim të shikimit por edhe mpirje të fytyrës dhe duarve.

Femrat nga 35 deri në 45 vjeç që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuara të preken nga ishemia.

Problemet Me Zemrën

Migrena është faktor i lartë rreziku i sëmundjeve të zemrës, thonë ekspertët.

Ata rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga migrena të mos pijnë duhan dhe të mos marrin hormone apo kontraceptivë.

AgroWeb.org kueshillon që njerëzit që vuajnë nga migrena por edhe kanë probleme me zemrën duhet të bëjnë kujdes me medikamentet.

Disa prej tyre ngushtojnë enët e gjakut dhe shkaktojnë stres në zemër.

Fibromialgia- Çrregullimi I Indeve Të Buta

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i indeve të buta përjetojnë dhimbje të forta të migrenës.

Kjo për shkencëtarët është e paqartë, ndonëse të dyja këto probleme kanë të njëjtët shkaktarë.

Depresioni

Migrena godet më shumë njerëzit që kanë çrregullime bipolare dhe depresion.

Përpos kësaj, sa më të shpeshta të jenë dhimbjet e kokës aq më i madh është rreziku i depresionit.

Mjekët rekomandojnë ecje në ambiente të jashtme për 20 minuta dhe gjumë të qetë për të shmangur migrenën dhe episodet depresive.

Ankthi

50% e njerëzve që vuajnë nga migrena kronike përballen edhe me ankthin.

Migrena kronike shoqërohet me 15 episode dhimbjeje në muaj.

Ankthi është simptomë shoqëruese e saj.

Paraliza Faciale

Njerëzit që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga paraliza faciale.

Kjo paralizë prek nervat që kontrollojnë lëvizjet e muskujve dhe të fytyrës.

Mjekët janë ende të paqartë për lidhjen mes të dyja sëmundjeve, por mendojnë që pikënisja qëndron tek inflamacioni dhe qarkullimi i keq i gjakut.

Sëmundja E Parkinsonit

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org rezulton se problemet me dopaminën – transmetues nervor- janë një nga shkaktarët e migrenës.

Sipas tyre të njëjtat probleme shfaqen edhe tek njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Rrjedhimisht ata dyshojnë për një lidhje mes të dyja sëmundjeve.

Epilepsia

Njerëzit që vuajnë nga migrena janë dyfish më të rrezikuar nga epilepsia.

Njerëzit që vuajnë nga epilepsia janë dy herë më të prirur të vuajnë edhe nga migrena.

admin admin

Recent Posts

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

7 minutes ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

14 minutes ago

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 day ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago