Dhimbjet e migrenës, për atë që i ka provuar, janë më të tmerrshmet. Këto dhimbje janë paralizuese dhe shoqërohen me të vjella e ndjeshmëri ndaj dritës.
Në shumicën e rasteve dhimbjet kanë nevojë për trajtim mjekësor, por në disa të tjera ato parandalohen ose zbuten nëpërmjet disa ushqimeve, listën e të cilave e keni më poshtë:
Peshku me yndyrë është i pasur ma acide yndyrore omega 3 që largon inflamacionin dhe dhimbjet.
Këto acide yndyrore ulin edhe tensionin e lartë të gjakut. Ato i gjeni tek salmon, skumbria dhe trofta.
Arrat
Arrat janë të pasura me magnez, një mineral që nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Ato ndihmojnë në largimin e dhimbjeve të kokës dhe të migrenës.
Përveç arrave, magnezin e gjeni edhe tek fasulet dhe drithërat e plota.
Farat e Linit
Këto fara janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 që largojnë dhimbjet e migrenës.
Ato janë element përbërës të shumë kurave popullore kundër migrenës.
Uji
Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën.
Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.
Kosi
Trupi dhe truri kanë nevojë për kalçium që të funksionojnë siç duhet. Mungesa e këtij minerali nxit dhe shkakton edhe dhimbjet e migrenës.
Të dhënat tregojnë se për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë.
Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është alzhaimeri.
Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes.
Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor.
Nëse je ndër ata njerëz që nuk e nisin dot ditën pa një…
Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…