<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Si ndikojnë temperaturat e larta në humbjen e peshës në verë, sipas ekspertëve

Teksa termometri duket se është “çmendur” dhe temperaturat jashtë janë tepër të larta, me siguri që edhe ju jeni nga ata persona që po djersini duke shkuar nga shtëpia në makinë dhe anasjelltas. Me siguri që edhe ju e keni pyetur veten nëse kur djersini humbni peshë, ndaj është momenti ta mësoni.

Trupi ynë punon shumë për të mbajtur një temperaturë të brendshme të qëndrueshme prej rreth 37 gradë celsius. Ky është një proces fiziologjik i quajtur “termorregullim”. Nëse trupi ndjen se temperatura e tij e brendshme po rritet, gjëndrat e djersës aktivizohen për të djersitur dhe për ta mbajtur trupin të freskët.

Pavarësisht se sa i nxehtë apo i/e djersitur ndiheni, trupi bën një punë të mirë për të qëndruar freskët. Nuk kërkon më shumë kalori për të prodhuar djersë dhe për këtë arsye, ju nuk digjni më shumë kalori në nxehtësi. Disa njerëz prodhojnë më shumë djersë se të tjerët, por nuk ka ndonjë studim që tregon se më shumë djersë do të thotë djegie më e lartë e kalorive.

“Kur jashtë është shumë nxehtë, njerëzit mund të djersijnë më shumë, gjë që çon edhe në dehidratim,” thotë mjeku kardiolog Marc Eisenberg.

“Kur jeni të dehidratuar, presioni i gjakut mund të bjerë dhe si përgjigje ndaj kësaj, rrahjet e zemrës mund të rriten për të kompensuar presionin e ulët të gjakut,” shton Eisenberg.

Ai shton se një rritje e rrahjeve të zemrës nuk përkthehet as në një djegie të madhe të kalorive.

A digjni më shumë kalori kur është nxehtë apo ftohtë?

Ju nuk do të digjni më shumë kalori në vapë, por kjo ndryshon kur moti është i ftohtë. Sipas “National Institutes of Health”, trupi punon shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme të trupit si në mjedise të nxehta, ashtu edhe në të ftohta.

Por, kur është ftohtë, ndodh humbja e nxehtësisë dhe temperatura e brendshme e trupit bie, hipotalamusi rrit metabolizmin e trupit për të gjeneruar nxehtësi. Përveç kësaj, muskujt kontraktohen në mënyrë të pavullnetshme për të shkaktuar dridhje që çojnë në nxehtësi. Të dridhurat djegin njëherësh edhe kalori, që mund të çojë edhe në humbje peshe.

A ndihmon stërvitja në vapë që të humbisni peshë?

Ju mund të keni parë më pak kilogramë në verë pas ushtrimeve apo stërvitjes, por kjo me shumë mundësi ndodh për shkak të humbjes së ujit. Rritja e nxehtësisë bën që trupi të djersitet më shumë për të mbajtur veten të freskët. Nëse nuk pini ujë dhe elektrolite për të zëvendësuar djersën që po humbisni, mund të humbni disa kilogramë nga pesha ujore dhe të dehidratoheni.

admin admin

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

1 day ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

1 day ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

1 day ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

4 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

4 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago