Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë.
Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit.
Cilat janë shkaqet e vapës së vazhdueshme?
Hipertiroidizmi
Sipas të dhënave, problemet me tiroiden, sidomos prodhimi i tepërt i hormoneve përshpejton ritmin energjik të trupit, gjë që shkakton nxehtësi të tepërt e të vazhdueshme.
Menopauza
Fundi i ciklit menstrual që ndodh rreth moshës 50 vjeçare u ‘dhuron’ femrave ethe të nxehta krejt të papritura.
Temperatura e trupit rritet shpejt dhe shkakton djersitje të tepërt, marramendje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Temperatura
Temperatura normale e trupit është 37 gradë. Nëse ajo rritet më tepër, trupi vuan nga temperatura.
Temperatura zakonisht rritet kur trupi po përpiqet të luftojë viruse ose baktere.
Kafeina
Kafeina largon përgjumjen e mëngjesit por edhe rrit temperaturën e trupit.
Nëse merrni më shumë kafeinë, tensioni i gjakut rritet bashkë me aciditetin në stomak dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Ushqimet pikante
Ushqimet pikante rrisin temperaturën e brendshme të trupit dhe ju bëjnë të djersini.
Nuk ka asnjë arsye për shqetësim, gjithmonë nëse nuk e teproni me ushqimet pikante.
Aktiviteti fizik
Gjatë aktivitetit fizik, trupi djeg shumë energji por prodhon po aq nxehtësi.
Qarkullimi i gjakut bëhet më i shpeshtë nën lëkurë dhe trupi përpiqet të ulë temperaturën nëpërmjet djersës.
Diabeti
Enët e gjakut të njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2 nuk zgjerohen siç duhet gjë që e bën të vështirë qarkullimin e gjakut në lëkurë me qëllim freskimin e trupit.
Mosha
Me kalimin e moshës, sistemi i brendshëm freskues i trupit nuk funksionon siç duhet.
Zemrës i nevojitet të pompojë më shumë gjak në sipërfaqe, por me kalimin e moshës zemra nuk është më aq e fortë.
Sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet kardiovaskulare nënkuptojnë një zemër më të dobët e cila has vështirësi në shpërndarjen e gjakut në të gjithë trupin.
Ky i fundit është gjithmonë i nxehtë, gjë që nxis atakun në zemër.
Mungesa e ujit
Nëse nuk hidratoheni siç duhet, trupi nuk do të djersijë dhe nuk do të arrijë të freskohet.
Mbipesha
Mbipesha e bën më të vështirë punën e organizmit për t’u vetëftohur.
Për këtë arsye rekomandohet që të bini nga pesha në mënyrë të shëndetshme./AgroWeb.org
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…