<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Si ndikon kafeja te njerëzit që vuajnë nga ankthi

Njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të tregojnë kujdes me kafenë.

Ekspertët thonë se kafeja i vjen në ndihmë njeriut për t’i dhënë atij më shumë aftësi përqendrimi dhe energji. Megjithatë, tek njerëzit që vuajnë nga ankthi, kafeja shkakton probleme të mëdha.

Ajo mund të përkeqësojë shumë prej simptomave të ankthit.

Ekspertët rekomandojnë vendosjen e limiteve dhe krijimin e një strategjie të shëndetshme për pirjen e kafesë.

Për shembull, konsumi i mbi 400 mg kafeje në një filxhan të vetëm mund të shkaktojë ankth dhe stimulim të tepërt nervor. Përveç tyre, kjo sasi kafeje mund të luhatë rrahjet e zemrës dhe të shkaktojë të përziera.

Një filxhan kafeje përmban rreth 100 gramë kafe ndërsa një pije energjike përmban 400 mg kafe.

Konsumi i rregullt i kafesë tek njerëzit që vuajnë nga ankthi mund t’i fusë ata në një rreth vicioz të keq.

Duke qenë se kafeja nxit ankthin, njeriu e ka më të vështirë të flejë siç duhet, ka më pak energji në mëngjes dhe e nis ditën me një kafe tjetër. Ky rreth vicioz vazhdon çdo ditë duke i përkeqësuar simptomat.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy filxhanëve kafeje në ditë pa ëmbëlsues shtesë për të qenë më të sigurt.

Bimët mjekësore që ndihmojnë kundër ankthit

Njeriu mund ta mbajë ankthin nën kontroll duke konsumuar me kujdes disa bimë mjekësore.

Kamomili

Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin.

Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me radhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.

Livanda

Livanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lule Sahati

Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin.

Ekspertët shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.

Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.

Bari i bletës

Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentës.

Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në mesjetë.

Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës./AgroWeb.org

admin admin

Recent Posts

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

1 hour ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

18 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

18 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago