<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Qytetet e para të botës

Me burimin e qëndrueshëm të ushqimit, njerëzit u mblodhën në Mesopotami dhe formuan qytetet e para.

Mesopotamia ishte shtëpia e disa prej qyteteve të para në ekzistencë, duke bërë që shumë ta lidhnin atë me lindjen e qytetërimit të vërtetë. Origjina e këtyre qyteteve nuk dihet ende sot, megjithëse ekzistojnë shumë teori. Një sugjerim është se zhvillimi dhe ndërtimi i tempujve krijoi një vend ku njerëzit mblidheshin, dhe kështu shërbenin si pika kontakti midis grupeve të ndryshme të njerëzve.

Të tjerë besojnë se njerëzit kërkonin strehim nga fatkeqësitë natyrore. Meqë mesopotamianët ishin në gjendje të zhvillonin teknologji për t’i ndihmuar të kontrollonin lumenjtë e afërt, ata mund të siguronin një prodhim të mirë. Ata nuk kishin nevojë të ishin nomadë dhe ishin në gjendje të vendoseshin në një vend. Është për këtë arsye që të gjitha qytetet e hershme u ndërtuan përgjatë dy lumenjve kryesorë.

Që nga momenti që sumerët filluan të formonin këto qytete, ndryshoi përgjithmonë historia e njerëzimit. Njerëzit kaluan nga të sunduarit prej natyrës, tek përpjekjet për ta kontrolluar atë dhe për ta bërë të punojë për ta. Në vitin 4500 pes, qyteti i parë i regjistruar u ngrit në formën e Urukut. Megjithatë, e vetmja strukturë urbane në këtë pikë ishte tempulli, i cili rregullonte të gjitha çështjet ekonomike dhe sociale.

Qëllimi qendror i këtyre qyteteve të hershme ishte të ndihmonin në rregullimin e tregtisë, pasi Mesopotamia jugore varej nga burimet e jashtme. Kjo nevojë inkurajoi përhapjen e urbanizimit. Megjithatë, komunikimi mes qyteteve ishte i vështirë, kështu që çdo qytet u zhvillua në një qytet-shtet individual. Kjo çoi në mosmarrëveshje territoriale dhe, në mënyrë të pashmangshme, në luftëra.

Për të mbajtur qytetet të mbrojtura, Mesopotamianët ndërtuan fortifikime dhe ngritën qytete me mure. Migrimi në këto qytete u rrit dhe u ngritën më shumë ndërtesa. Qytetet u zgjeruan gradualisht dhe u shpallën sundimtarër, të cilët më pas filluan të shikonin jashtë për tregti dhe pushtime.

admin admin

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

5 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

5 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

6 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

6 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

7 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

7 hours ago