<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Pijet energjike shkaktojnë rënien e flokëve, thotë kirurgu turk

Si shkak i përmbajtjes së lartë të kafeinës, sheqerit dhe aditivëve, pijet energjike nuk i bëjnë asnjë favor shëndetit tonë.

Madje, sipas një kirurgu turk, konsumi i tepërt i këtyre pijeve shkakton edhe rënien e flokëve, raporton DailyMail.

Doktori Abdulaziz Balwi, kirurg turk, i cili bën transplantimin e flokëve, madje u ka bërë thirrje pacientëve të vet që të mos konsumojnë fare pije energjike.

Shumë prej këtyre pijeve përmbajnë përbërës të rëndësishëm për rritjen e flokëve, duke përfshirë vitamina dhe minerale, por në rastin e konsumit të sasive të tepërta, kirurgu Balwi paralajmëroi efekte të kundërta.

“Seleni dhe vitamina A, përbërës të këtyre pijeve, janë elemente toksike për flokët kur merren në doza të larta dhe gjithashtu mund të jenë shkaktarë për alopecia areata, sëmundje e cila synon qelizat e flokëve dhe shkakton rënien e tyre”, thotë Balwi.

Ndonëse nivelet e ekuilibruara të kafeinës mund të nxisin rritjen e flokëve, kirurgu turk thotë se konsumimi i tepërt shkakton stres dhe çrregullim të hormoneve që mund të dëmtojnë gjëndrat e flokëve.

Prandaj, konsumi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë këto substanca, në një periudhë të shkurtër, mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, ndër to edhe rënien e flokëve.

Përmbajtja e lartë e sheqerit në pije mund të kontribuojë edhe në shfaqjen e diabetit, gjë që është e lidhur me humbjen e flokëve te burrat.

Balwi ka përmendur gjithashtu një studim kinez të botuar në janar të vitit të kaluar, i cili përfshinte mbi 1.000 të rinj të rritur, dhe që sugjeroi që burrat që konsumojnë pije me sheqer, përfshirë pijet energjike, kanë 42 për qind më shumë gjasa të humbasin flokët.

Ndonëse autorët e studimit nuk mund të arrinin në përfundimin se konsumimi i pijeve të tilla u shkaktonte njerëzve humbjen e drejtpërdrejtë të flokëve, megjithatë doli të jetë tregues se dieta e dobët e cila përfshin shumë sheqer dhe elementë të tjerë toksikë, mund të kontribuojë në rënien e tyre.

Balwi thotë se burrat duhet të përpiqen të reduktojnë pijet energjike për të reduktuar rrezikun e të mbeturit tullac.

“Një konsum i pranueshëm është mesatarisht pesë deri në shtatë pije energjike në javë”, shprehet ai.

admin admin

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

17 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

17 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

18 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

18 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

19 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

21 hours ago