Categories: KËSHILLAShëndet

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet që ju pëlqejnë.

Dhe ky është një gabim që njerëzit bëjnë zakonisht kur përpiqen të humbasin peshë.

Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse përqendroheni tek ato ushqime që mund të shtoni në vend të atyre që duhet të hiqni?

Cili është fruti më i mirë që ndihmon në reduktimin e peshës rreth barkut?

Frutat janë një ushqim i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ëmbël, që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë.

Kjo veçanërisht nëse dëshironi të humbisni yndyrën e barkut.

Sipas dietologëve, një nga frutat më të mira që mund të konsumoni për një bark të sheshtë është molla!

Konsumi i një molle në ditë mund të bëjë më shumë sesa të mbajë mjekun larg, pasi ato janë të mbushura me flavonoide dhe fibra të shëndetshme që mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut.

Mollët janë të shëndetshme për arsye të ndryshme, duke përfshirë aftësinë e tyre për të ndihmuar në uljen e kolesterolit, menaxhimin e presionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe parandalimin e yndyrës së barkut.

Këto fruta janë veçanërisht të pasura me fibra pektinë, e cila bën dy gjëra: nxit ngopjen dhe mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj sepse fibrat e pektinës shpërbëhen ngadalë.

Pra, padyshim që kur ndihemi të ngopur, nuk do të keni nevoje të konsumoni më tepër ushqim, shto këtu edhe faktin se mollët janë të ulëta në kalori dhe sheqer.

Por mollët janë të larta edhe në polifenole, të cilat përmbajnë antioksidantë të dobishëm që ndihmojnë në menaxhimin dhe kontrollin e peshës.

Sipas një studimi konsumi i rregullt i mollëve lidhet me humbjen e peshës tek individët që tashmë konsiderohen “mbipeshë”.

Po ashtu, disa studime japoneze zbuluan se polifenolet tek molla mundësonin një reduktim të yndyrës që rrethon organet e barkut. Dhe së fundi, mollët gjithashtu mund të nxisin humbjen e yndyrës në bark sepse janë një zëvendësues i mirë i ushqimeve me sheqer.

Për shkak se konsumi i vazhdueshëm dhe i lartë i sheqerit të përpunuar lidhet me shtimin e yndyrës së barkut, kosnumi i sheqerit nga burime natyrale si mollët mund të ndihmojë në kontrollin e peshës./AgroWeb.org.

admin admin

Recent Posts

Lëvore bananeje për lythat: Zgjidhje e thjeshtë për problemin e shpeshtë!

Bananet janë plot kalium, posaçërisht në lëvore dhe pikërisht kjo ndihmon në eliminimin e lythave…

4 hours ago

SpaceX zbulon antenën satelitore të internetit “Starlink Mini” që mund të futet në një çantë shpine

SpaceX po nxjerr në treg një version kompakt të antenave të saj Starlink, të cilat…

6 hours ago

Shkëlqimi dhe mjerimi i historisë (ku ndodhet Dodona?)

SHKËLQIMI DHE MJERIMI I HISTORISË (KU NDODHET DODONA?) Nga Besnik Imerri, Vlorë 22. 04. 2023 Pas njëzetë…

6 hours ago

Zbulimi i një anije e mbytur 3300-vjeçare tregon aftësitë mbresëlënëse të lundrimit në lashtësi

Një anije 3300-vjeçare është zbuluar në fund të Detit Mesdhe, duke e bërë atë një nga mbytjet…

7 hours ago

Shimpanzetë “vetëmjekohen” me bimë kuruese, studiuesit: Mund të ndihmojnë në kërkimin e ilaçeve të reja

Sipas shkencëtarëve, shimpanzetë e egra hanë bimë që kanë veti qetësuese dhe anti-bakteriale për të…

7 hours ago

Lulekuqet, simbol i sakrificës dhe kujtimeve, magjepsja e kuqëlimit prej gja’ku

Lulekuqet, të njohura edhe si Papaver rhoeas, janë bimë të njohura për lulet e tyre…

12 hours ago