Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Harrimi i afërt

Lufta është një mundësi e shkëlqyer për të fituar apo humbur miq. Në rastin tonë, vetëm një gjë më revolton paq: A ndryshuan ish-miqtë tanë, thjesht për shkak së donin të ishin politikisht (ideologjikisht) korrektë, apo shfrytëzuan rastin për ta futur veten e tyre në disa lidhje të tjera, të ngjashme. Kur vjen puna për korrektësinë politike duhet ta thjeshtëzoj punën deri në fund: kushdo që mbeti në Serbi në kohën e bombardimeve të NATO-s, që u bënë për të ndaluar dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, pavarësisht nga pozita që gëzonte, biznesi, politika apo çdo lloj gjëje tjetër, konsiderohet si bashkëpunëtor i Millosheviqit. Pra edhe djali ynë…

Miq

Ka miq me të cilët jemi të lidhur për shkak të asaj që kemi të përbashkët, apo të asaj që kemi kaluar së bashku ndër kohëra, ata që i kemi për shkak të ngjashmërive dhe dallimeve që na tërheqin me njëri-tjetrin, por ekzistojnë edhe miq që i kemi fituar gjatë viteve apo dhe nga ata syresh që papritmas shfaqen prej diku. Ka miq që konsiderohen si të humbur, dhe me të cilët nuk jemi në kontakt për vite, por që ja, sapo takohemi, përsëri, vijnë të gjallë dhe bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë. Ka miq me të cilët kemi qenë të afërt shumë kohë më parë, por që, në të njëjtën kohë, kanë ndryshuar kaq shumë saqë nuk mund t’i njohim më. Madje, ndihemi të zënë ngushtë me praninë e tyre. (Një gjë e tillë të ndodh jo rrallëherë edhe me disa pjesëtarë të afërt të familjes). Me miqtë nuk mund të ndodhë, megjithatë, siç ndodh me dashuritë që ke pasur dikur. E kjo nuk ka lidhje vetëm me ata miq që ndoshta s’ke pasur kurrë ndonjë të themi afërsi seksuale, sesa me ato kujtime që për ne nuk shkojnë si duhet. Ndodh që kujtimet për dashuritë e lëna pas të fryhen pafundësisht dhe fillon e i idealizon, përveç atyre që nuk i ka këputur kujtimi i ndonjë lloj marrëdhënie patologjike, ashtu si kujtimet e miqve të dikurshëm, që të shkaktojnë vetëm ndjenjën e sikletit dhe marrisë.

Lufta është një mundësi e shkëlqyer për të fituar apo humbur miq. Në rastin tonë, vetëm një gjë më revolton paq: A ndryshuan ish-miqtë tanë, thjesht për shkak së donin të ishin politikisht (ideologjikisht) korrektë, apo shfrytëzuan rastin për ta futur veten e tyre në disa lidhje të tjera, të ngjashme. Kur vjen puna për korrektësinë politike duhet ta thjeshtëzoj punën deri në fund: kushdo që mbeti në Serbi në kohën e bombardimeve të NATO-s, që u bënë për të ndaluar dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, pavarësisht nga pozita që gëzonte, biznesi, politika apo çdo lloj gjëje tjetër, konsiderohet si bashkëpunëtor i Millosheviqit. Pra edhe djali ynë, i cili, njësoj si mijëra bashkëmoshatarët e tij, u arrestua në një tren apo në një kamion dhe u transportua me roje të Policisë Ushtarake, konsiderohej njësoj nga ata, si një SS, si një anëtar i Wermacht kriminal serb. A iu paraqit vallë atij rasti, sipas fjalëve të njërit prej të njohurve tanë të vjetër, apo mundësia t’ia mbathte përtej kufirit në Maqedoni siç bënë rëndom qindra ushtarë serbë? Sigurisht, ajo ishte vetëm njëra në serinë e gënjeshtrave të fryra dhe të neveritshme që kemi dëgjuar prej disa të njohurve-miqve të rrallë që, përndryshe duhet ta pranoj se ishin plot me dhembshuri për gjendjen tonë.

Vetëm se një numër miqsh të mëparshëm nuk u bënë më të gjallë. Gjatë tre muajve të bombardimeve dhe të izolimit nuk na ka marrë në telefon as edhe një i vetëm syresh. Gjëja më e vështirë për ne ka qenë heshtja e atyre miqve tanë, që i njihnin Ivanin dhe Goranën që kur ishin të vegjël. Askush nuk na mori për ta që thjesht të lante gojën. Dhe e dinin bash mirë prej miqve të tjerë, që Ivani gjendej në Kosovë dhe Gorana në Hungari.

Teksa tani kam filluar të rreshtoj në mendje emrat e këtyre miqve, disa prej tyre miq prej gati tridhjetë vjetësh, kjo po më shkakton jo vetëm një ngacmim (brengë) letrare, por edhe një gjë të tillë të quajtur ngasje sociale. Po mbaj në mendje për të bërë një Mirjam të ri në dhe të nxjerr emrat dhe biografi të shkurtra të njerëzve, një numër i madh i të cilëve nuk është në dispozicion të publikut. Çfarë më pengon nuk është më frika e skandalit, sesa ndjenja e turpit që më vjen për njerëzit me të cilët kam pasur shumë të përbashkëta dhe kemi kaluar shumë kohë në të shkuarën. Pra, ne kemi qenë bashkë në fund të fundit, kemi dashur dhe lexuar të njëjtët libra, kemi parë të njëjtët filma, kemi ngrënë bashkë, udhëtuar, kemi bërë miq të rinj, kemi dëgjuar të njëjtën muzikë, kemi shpresuar, vuajtur dhe jemi frikësuar për shkak të asaj që ka ndodhur rreth nesh për vite me radhë (në kohën e komunizmit). Prej nga vjen vallë kjo humbje e solidaritetit dhe empatisë njerëzore? Për shkak të kalimit të viteve? Për shkak të pozitës? Për shkak të gjeografisë? Unë kurrë nuk do të jem në gjendje ta kuptoj mirë të gjithë këtë.

Verica dhe Sllavko disa vjet pas bombardimeve shkuan në Zelandën e Re. Pas kësaj u zhvendosën në Australi, pastaj në Britani të Madhe dhe më vonë u rikthyen në Zelandën e Re. Kur kam shkruar esenë “Kuća” (“Shtëpia”), e cila në fund të vitit 1999 është vlerësuar në konkursin ndërkombëtar “Lettre International” në Berlin, kam pasur para syve Zelandën e Re si shtëpinë tonë të re ku ne mund të shpërngulemi jo vetëm për kujtimet tona, por dhe për të dashurit tanë. Për nga sipërfaqja, Zelanda e Re është e afërt me kontinentin e vjetër. Megjithatë, ka pesë herë më pak banorë. Numri i deleve, që e popullojnë atë korrespondon me numrin e banorëve të Tokës. Te “Zjarri i pakët”, Nabokov shkruan për një Tokë të humbur, të dështuar, si në Zembla. Ky mund të jetë një term universal për të gjitha gjërat që janë humbur e janë të paharrueshme.

Disa vjet pas rrëzimit të Millosheviqit, në një mbrëmje vere teksa ishim në një kopsht të vogël të “Jelena Vlajkoviq”, takuam N-në dhe miken e tij. Filluam të bisedonim në lidhje me jetën e tyre të asaj kohe dhe shumë pak për atë që ndodhi në vitin 1999. Mbaj mend se Jelena arriti ta gjejë të gjithë veprën e plotë të Sigmund Freudit dhe ia dhuroi mikeshës së N-së, e cila ishte psikiatre. I gjithë kompleti i saj së bashku me gjithë bibliotekën ishte shkatërruar, kur ata u larguan nga Prishtina drejt Maqedonisë. Jelena vdiq papritur në fillim të këtij (2015) viti. Ajo ishte një nga ato që dinte shumë për problemet dhe shqetësimet tona në vitin 1999 dhe vazhdimisht është përpjekur të na mbështesë dhe të na inkurajojë.

Me Xenin (61) kam qëndruar në marrëdhënie të përzemërta, por disi të largëta. Jemi takuar në disa konferenca. Herën e fundit qëndruam pak më gjatë, të vetëm, në galerinë ku gjendej e vendosur ekspozita ime në dhjetor të vitit 2014. Zeni, i cili në kohën e bombardimeve ishte në Cyrih, jeton tashmë më shumë në Tiranë sesa në Prishtinë. Ruzha u kthye nga Londra. Ajo është tani në Bezhani. Mira jeton diku mes Hagës dhe Triestes.

Zorani nuk do të kthehet më nga Amerika “e tij”, për të cilën nuk mendon aq mirë. Rrallë ndodh që të mblidhemi të gjithë së bashku. Shumë nga miqtë nuk janë më në mesin e të gjallëve, bash kolegë të cilët më kanë telefonuar shpesh, inkurajuar, apo duke më dhënë lajme optimiste. Nuk jeton më as miku ynë i vjetër dhe fqinji i dashur Brace Palavestre që lexoi tregimin tim të parë dhe inkurajoi serinë e eseve të mia të çmendura. Nuk jeton më as Ljubisha Rajiq (62) njeriu që përktheu librin që u bë shoku i luftës së Ivanit. Skype është një zëvendësim për diçka që nuk ka më një emër të saktë. Përqafimi mes të rriturve krijon për sytë e kureshtarëve një si lloj incidenti.

Në këtë realitet po shoqërohemi gjithnjë e më pak, takohemi, shkëmbejmë informacione dhe emocione për veten dhe të tjerët. Ky është, në fund të fundit, një fenomen gati global, edhe pse jeta jonë e përditshme nuk ka të bëjë fare më me globalizmin. Ne jemi të ekspozuar ndaj së keqes dhe harresës si edhe lëvizjes së mekanizmave shoqërorë, që na rrethojnë ngado. Ky peizazhi i madh e i pafund i ndjenjës së anijembytjes!

Armiqtë

Me armiqtë ishte shumë më e lehtë. Gruaja ime, diku në prill, aksidentalisht u takua në rrugë me Ivan Markoviqin (63) dhe filloi ta ndjekë nëpër Bulevard, duke e thirrur nga pas sikur do ta vriste në çdo moment. Më duket se edhe unë në prill hasa në rrugë një nga redaktorët e atëhershëm të “Politikës” dhe e trondita vërtet pasi ia përplasa në fytyrë se do të përgjigjej personalisht me kryeredaktorin e tanishëm të “Politika” – Haxhi Dragan Antiqin, nëse diçka do t’i ndodhte tim biri. “Thuaja atij!”, iu hakërreva në rrugë, teksa ata kalimtarët shmangeshin prej nesh. Kosova është natyrisht rezultat i rrjedhës së shumë viteve, e jo vetëm çështjesh politike apo marrëdhëniesh dhe sjelljesh midis serbëve dhe shqiptarëve. Ndjenja e superioritetit serb në të gjitha fushat, që nga ekonomia, kultura, sporti dhe gjithë historia dhe inferioriteti i imponuar, ose një lloj padukshmërie e shqiptarëve, ka krijuar një atmosferë nga e cila nuk mund të pritet as edhe një kompromis i vetëm politik apo ndonjë marrëveshje. Pra, nuk është më këtu problemi i së drejtës – i cili i jep të drejtën ligjore Kosovës për t’u larguar nga ne, që të krijojë shtetin e vet brenda kornizës së shtetit para-ekzistues, por kjo përbën jetën konkrete në të cilën armiqësia dhe urrejtja janë rritur me shpejtësi me çdo vendim të ri, e më shpesh me vendimin e gabuar politik. Ndryshe nga sllovenët, kroatët, maqedonasit dhe boshnjakët, gjuha shqipe është plotësisht e huaj në komunitetin tonë. Në Vojvodinë, shumë nga vendasit e vjetër serbë dinë hungarisht ose të paktën e njohin aq sa për ta kuptuar dhe nuk krijohet ndonjë problem komunikimi, ndërsa, nga ana tjetër, shumica e hungarezëve dinë dhe flasin normalisht serbisht. Më vonë, me ardhjen e qindra mijëra refugjatëve në Vojvodinë tradita kulturore filloi të zbehet. Ndryshimi i “qelizës së gjakut” tregon një plan serioz që unë nuk e di se sa serioz do të ushtrohet në lidhje me lerosjen tonë tradicionale. Ideja e një gjaku të ri, të rifreskuar dhe të shëndetshëm serb që do të marrë frymën në një jetë të re në Serbinë e lodhur e të drobitur është diçka që u diskutua në një nivel mjaft të lartë. Sidomos në kuzhinën e Qosiqit (64) dhe Millosheviqit.

Armiqtë e mi kurrë nuk kanë pasur ndonjë fe të veçantë apo etnike, orientim seksual, religjion, pamje fizike, origjinë, edukim… madje edhe ndonjë lloj shije estetike të veçantë.

Ajo që kam kuptuar nga jeta, si diçka që është e papranueshme për mua, mbetet gënjeshtra, e cila është e njëjtë, si me atë që dërgohet nga jashtë, ashtu edhe me atë që vjen nga brenda. Shumica e gënjeshtarëve thjesht e gënjejnë vetveten. Në atë formë, që të bindin veten se e bëjnë çdo gjë si duhet dhe në mënyrë krejt të drejtë. Madje edhe kur u qëndrojnë të tjerëve mbi kokë. Sidomos atëherë. Tek e fundit, ndoshta nuk kanë më nevojë për të bindur. Ata e dinë se çfarë del nga interesi për vete dhe kjo është ajo që u duhet. Mungesa e skrupulozitetit të disa kolegëve gazetarë ishte pjesë e jo vetëm këtyre kohëve dramatike të bombardimeve, por edhe e gjithë jetës sociale që na shoqëroi gjatë çerekshekullit të fundit. Shpejt, megjithatë, do ishim në gjendje të ndaheshim dhe të jetonim të ndarë, secili në dimensionin dhe në kohën e vet, e gjitha kjo deri në vrasjen e Zoran Gjingjiqit. Qysh atëherë, kjo që ne po jetojmë tashmë ka karakterin e parodisë më të ulët dhe më të neveritshme.

Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë 
Përktheu nga origjinali: Ben Andoni. Botohet me leje të autorit. 

admin admin

Recent Posts

Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman

nga Mufid Yuksel Në periudhën e Fatih Sulltan Mehmetit II, kryeministri i parë shqiptar u caktua…

15 hours ago

Kontributi i Piri Reisit dhe Evlija Çelebiut në zhvillimin e shkencës së gjeografisë

nga Msc. Artan S. Mehmeti Abstrakt Gjatë jetës së tij Piri Reis dha një kontribut të…

15 hours ago

Kontributi i dijetarëve myslimanë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit

nga Dr. Alban Dobruna, Instituti i Historisë-Prishtinë  Abstrakt Në ditët e fundit të Italisë fashiste, nacionalistët shqiptarë…

16 hours ago

Keni hapur gabimisht shishet plastike me kapakët që nuk hiqen – videoja virale ju tregon se si ta bëni

Mund të keni vërejtur shishet plastike me kapakun e pandashëm në shumicën e pijeve tuaja…

16 hours ago

Dylli i bletës me vlera të rralla kurative

Jo vetëm mjalti e qumështi i saj, por edhe dylli që prodhohet nga bletët është…

19 hours ago

Të gjithë duhet ta nisin mëngjesin me këtë pije të thjeshtë

Ndonëse entuziastët e shëndetit kanë mbrojtur prej kohësh një pije të thjeshtë me dy përbërës…

19 hours ago