Pesë piktura të ndryshme, me portrete të ndryshme, me kostume gjithashtu të ndryshme, sjellin të njëjtin personazh, që nga piktorët konsiderohet të jetë vajza e Ali Pashë Tepelenës, Hajda.
Janë katër piktorë të huaj, që kanë trajtuar në pikturat e tyre, Hajdenë, një vajzë shqiptare, të cilën ata e kanë cilësuar si vajzë të Ali Pashë Tepelenës. Një pikturë e punuar nga vaji nga piktori i njohur i shekullit të XVIII, Camille Corot, në vitin 1870-1872, një tjetër e realizuar nga Charl L. Eastlake, në 1831.
Hajdeja dhe Don Zhuani është një tjetër vepër e gdhendur nga S. Marckl në 1834 mbështetur mbi veprën e T. Jihannots si dhe dy versione të Hajdesë me Don Zhuanin nga piktori Alexandre Colin në vitin 1933. Ndonëse për të nuk është folur tjetërkund, dhe nuk njihet si fëmija i Pashait dhe Vasiliqisë. Të paktën edhe historianët shqiptarë nuk kanë sjellë ndonjë fakt të tillë.
Por katër artistë francezë kanë arritur të sjellin pesë versione të ndryshme të Hajdesë, sipas imagjinatës së tyre. Për Hajdenë, Aleksandër Duma, në romanin e tij më të njohur, “Konti i Monte Kristos” ka shkruar gjatë për të dhe gruan e pashait. E kjo ndoshta sipas studiuesit Ferid Hudhri, i cili i ka gjurmuar këto vepra dhe i ka nxjerrë nga arkivat botërore ,si ai i Luvri,t dhe në një nga muzetë më të mëdha në Londër, mund të jetë një inspirim për artistët e huaj.
“Për mua Hajdeja është një trill artistik i artistëve evropianë. Ndoshta zanafilla është nga Aleksandër Duma, në romanin e tij të famshëm dhe mendoj se kjo ndoshta bëri që artistët romantikë francezë, të ndjeshëm ndaj temës së lindjes, kanë menduar ta realizojnë në pikturë. Por për mua është fantazi si në roman, fantazi edhe në pikturë”, shprehet Hudhri për gazetën “Panorama”.
Sipas tij, veprat me Hajdenë marrin vlerë, se si të thuash për ne shqiptarët është një lloj përcaktimi i vajzës shqiptare nga artistët e huaj, por duke u cilësuar si vajza e Ali Pashës ka vlerë edhe më të madhe.
Por a është Hajdeja një personazh real apo trill artistik.
Ferid Hudhri, i cili i ka paraqitur këto pesë vepra në botimin e tij të fundit në anglisht “Albania Through Art”, thotë se faktikisht, nuk njihet që Ali Pasha të ketë pasur vajzë.
“Unë nuk jam marrë me historinë e Ali Pashë Tepelenës, por jam konsultuar me historianë dhe asnjëherë nuk figuron që Hajdeja, ka qenë një vajzë e njohur e tij. Mendoj se është një trill artistik dhe për mua nuk ka rëndësi tema, rëndësi ka që kemi disa imazhe vajzash me emrin Hajda, që janë vajza shqiptare”, tregon Hudhri, i cili si më të mirën veçon trajtimin që i bën kësaj vajze shqiptare piktori Camille Corot.
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…
Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…