<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Ilaçet kundër diabetit mund të ulin rrezikun nga sëmundjet e veshkave

Ilaçi kundër diabetit, semaglutide, i cili ndryshe njihet me emrin e brendeve si Ozempic dhe Wegovy, në një studim që është bërë së fundmi ka treguar rezultate pozitive kundër sëmundjes së veshkave te njerëzit e diagnostikuar me diabet.

Studimi ka gjetur se ky ilaç mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundje të shpeshta të veshkave, të ulë rrezikun nga dializa apo transplantimi i veshkës, për 24 për qind. Në këtë studim gjithashtu është gjetur se ky ilaç mund të zvogëlojë edhe mundësinë e vdekjes së shkaktuar nga sëmundjet e veshkave për 20 për qind, raporton OrlandoSentinel.

Studimi, i cili u publikua në New England Journal of Medicine, ka mbikëqyrur më shumë se 3500 njerëz me diabet, të cilët kishin sëmundje kronike të veshkave, për 3-4 vjet dhe i ka ndarë në dy grupe. Pacientëve në grupin e parë iu është dhënë Ozempic dhe Wegovy, grupit të dytë iu janë dhënë injeksione placebo.

Pas testimit është gjetur se sëmundjet e veshkave patën progres më të ulët tek ata pacientë që u trajtuan me semaglutide kur u krahasuan me ata që u trajtuan me placebo dhe patën më pak shans të shkojnë në dializë apo të iu nevojitet transplant i veshkës.

Personat e grupit që morën semaglutide patën 18 për qind më pak shans të zhvillojnë ndonjë sëmundje kardiovaskulare si dhe 20 për qind më pak shans të vdesin.

“Këto janë gjetje shumë më rëndësi sepse adresojnë këtë grup që ka rrezik të lartë dhe siguron përfitime për spektrin e gjerë të rrezikut nga sëmundjet e veshkave, zemrës si dhe mëlçisë”, ka thënë bashkautori i studimit, Richard E, Pratley.

Ilaçet me semaglutide veprojnë duke imituar hormonin natyral i cili e bën pankreasin të lirojë insulinë, e cila i bën njerëzit të ndihen të ngopur.

“Këto prova nuk duhet anashkaluar, ilaçet me semaglutide do të mund të shndërrohen në trajtim për pacientet me sëmundje të veshkave. Ky është një testim me rëndësi, sepse do të ofrojë shpresë për pacientet që kanë sëmundjet e veshkave dhe do të mundësonte një tjetër mënyrë mjekimi për këta pacientë”, ka thënë doktori Anoop Misra.

Mënyra se si ndihmojnë ilaçet e diabetit kundër sëmundjes së veshkave

Ilaçi vepron duke zvogëluar rrezikun nga faktor të ndryshëm që do të mund ta komplikonin gjendjen për pacientet më sëmundje në veshka, si për shembull diabeti i pa kontrolluar dhe pesha e tepërt. 

Gjithashtu ka edhe mekanizma të tjerë, mbi të cilët vepron ilaçi, përfshirë uljen e inflamacioneve, uljen e stresit oksidativ si dhe fibrozën. 

Mund të ketë edhe mekanizma të tjerë që do të mund të ndikonin direkt në funksionin e veshkave, të cilët ende nuk janë zbuluar, ka shkruar IndiaExpress.

Mundësia për sëmundje të veshkave është e lartë, gati 40 deri 50 për qind tek njerëzit e moshës së mesme që kanë diabet. Mund të variojë rreth 10 deri në 20 për qind te personat më të ri në moshë që kanë diabet të pakontrolluar, hipertension si dhe peshë të tepërt.

Trajtimet ekzistuese kundër sëmundjes së veshkave

Ndërkohë që nuk ekziston shërimi nga sëmundja e veshkave, të mundshme janë vetëm terapitë për menaxhimin e gjendjes në mënyrë që të mos përshkallëzojë e të krijojë probleme më të mëdha në organizëm. 

Problemi është se doktorët kanë vetëm disa mundësi trajtimi. Normalisht ndryshimi i stilit të të jetuarit do të mund të luante rol të rëndësishëm, si për shembull kontrollimi i tensionit të gjakut, kontrollimi i diabetit si dhe faktorëve të tjerë rrezikues. 

Kur bëhet fjalë për ilaçet, disa vite më parë, ka pasur vetëm një ilaç kundër hipertensionit, i cili mund të përdorej edhe kundër sëmundjeve të veshkave, i cili quhej Angiotensin bllokues receptorësh (ARBs). Përgjatë viteve të fundit, ilaçet e tjera të diabetit SGLT2 dhe Fonerenone, kanë treguar rezultat pozitiv duke zvogëluar agresivitetin e sëmundjes së veshkave. Kurse tani ka një ilaç tjetër, i cili është semaglutide.

Masat që duhet ndërmarrë

Ndërkohë që semaglutide, si dhe ilaçet tjera kundër diabetit, do të mund të shkaktojnë simptome gastrointestinale, këto simptome do të mund të ishin më dëmtuese për pacientet që kanë sëmundje të veshkave. 

Efektet anësore më të shpeshta, si vjellja, mundimi e dehidrimi mund ta përkeqësojnë sëmundjen e veshkave. Prandaj, është shumë më rëndësi që pacientët me sëmundje të veshkave të konsultohen me doktor nëse simptomat vazhdojnë pas marrjes së ndonjë ilaçi.

admin admin

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

60 minutes ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

6 hours ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

7 hours ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

9 hours ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

10 hours ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

10 hours ago