<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Vdiq akademiku Rexhep Ferri

Akademiku Rexhep Ferri ka vdekur në moshën 86-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij të enjten. Ferri i përket gjeneratës së artë të piktorëve kosovarë.

Sipas njoftimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), më 7 qershor [nesër], në orën 11:00, do të mbahet mbledhja komemorative në ASHAK dhe më pas, deri në orën 12:00, do të bëhen homazhe.

Varrimi i Ferrit do të bëhet të premten [nesër] në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës.

Ferri u lind në Kukës të Shqipërisë në vitin 1937. Më 1958 mbaroi Shkollën e Mesme të Artit në Pejë. Në vitin 1962 botoi poezitë e para, nga cikli “Shëtitësit e lodhur” në revistën letrare “Jeta e re” në Prishtinë dhe paralajmëroi se “poezia dhe letërsia në përgjithësi do të jetë preokupimi i tij pothuaj po aq sa edhe artet pamore”, sipas biografisë të publikuar në faqen zyrtare të ASHAK-ut.

Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd ndërsa në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare po në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori “çmimin e Dhjetorit” të Kuvendit të Kosovës për kontributin e tij në fushën e arteve figurative.

Në vitin 1974 u zgjodh pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë.

Në vitin 1996, Ferri u zgjodh anëtar korrespondent i ASHAK-ut, ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2000. Më 1999 u vendos në pozitën e sekretarit të Seksionit të Arteve në ASHAK.

Ka organizuar shumë ekspozita të pavarura në vend dhe jashtë, ka marrë pjesë në manifestime të rëndësishme, ekspozita, bienale, takime, në Kosovë, në Ish Jugosllavi, por edhe në Francë, Itali, Gjermani, Turqi, Egjipt, etj. Ka botuar disa përmbledhje me poezi, si dhe ese dhe romane.

Në vitin 2010, ASHAK-u botoi monografinë ku pasqyrohet i tërë opusi artistik i Ferrit.

Presidentja Vjosa Osmani në ngushëllimin për vdekjen e Ferrit ka thënë se emri i tij do të mbetet i skalitur përherë “në kujtesën tonë nëpërmjet krijimeve artistike të larmishme, të cilat do të mbeten testament për ne dhe brezat pas nesh”.

“Kosova sot humbi akademikun, piktorin, poetin, prozatorin e eseistin Rexhep Ferri. Mjeshtëria e tij krijuese ka gërshetuar mrekullisht pikturën me letërsinë, të cilave nuk iu nda gjatë gjithë jetës. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetit kulturor!”, ka shkruar Osmani.

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se veprimtaria dhe kontributi i profesorit Rexhep Ferri, e vendosin atë pa asnjë diskutim në mauzoleun e të pavdekshmëve.

“Është nder që njëra prej pikturave të Rexhep Ferrit gjendet pikërisht në ambientet e Kuvendit tonë. Veprat e tij i mbajmë me krenari. Ajo qëndron me një shkëlqim rrezatues duke na bërë të gjithëve, bashkë me çdo vizitor aty, dëshmitarë të bukurisë frymëzuese. Ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre! Kujtimi i Rexhep Ferrit do të jetojë përgjithmonë në veprën e tij sublime. Vepra e tij e mrekullueshme do të na shoqërojë përgjithmonë! Shpirti iu prehtë në paqe!” – ka shkruar Konjufca në Facebook.

Biografia e Ferrit në ASHAK

Rexhep Ferri shkëput kujtime nga rrugëtimi i tij i gjatë në botën e artit (1 qershor 2020)

admin admin

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

11 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

12 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

12 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

12 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

13 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago