<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Vala e të nxehtit rrit rrezikun e sulmeve në zemër

Valët e të nxehtit do të shpeshtohen derisa planeti vazhdon të ngrohet, duke rritur gjasat për temperatura të larta e të rrezikshme.

Nxehtësia e lartë mund të prekë këdo, por disa grupe njerëzish janë më të rrezikuar për dëmtim të shëndetit. BBC-ja shkruan se derisa trupi nxehet, enët e gjakut hapen. Kjo çon në uljen e presionit të gjakut dhe e bën zemrën të punojë më shpejtë për të shtyrë gjakun rreth trupit. Kjo mund të shkaktojë skuqje të trupit, kruajtje ose këmbë të ënjtura.

Në të njëjtën kohë, djersitja çon në humbjen e lëngjeve nga trupi, duke rrezikuar balancimin e trupit.

Ndër simptomat e nxehtësisë janë: marramendjet, të vjellat, të fikët, ngërçet e muskujve, dhimbja e kokës, djersitja e rëndë, lodhja dhe zbehja. Nëse presioni i gjakut bie shumë, rreziku i sulmeve në zemër rritet.

Por, pse trupi reagon në këtë mënyrë?

Trupi përpiqet të mbajë një temperaturë konstante rreth 37 gradë celsius, pavarësisht nëse jemi në stuhi bore ose në një valë të nxehtit. Mirëpo, derisa temperaturat në ambient rriten, trupit i duhet të punojë më shumë për të mbajtur temperaturën normale.

Kjo bën që trupi t’i hapë më shumë enët e gjakut për të humbur nxehtësinë ndaj mjedisit dhe fillon të djersitet. Derisa djersa avullohet, ajo rrit në mënyrë dramatike nxehtësinë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka rekomanduar që të vishni rroba të përshtatshme që janë të lehta, të qëndroni në hapësira me ajër të freskët, t’i kufizoni aktivitetet në natyrë kur temperaturat janë të lartë, të pini më shumë lëngje si uji dhe më pak alkool, të përdorni krem kundër rrezeve të diellit dhe të mos qëndroni gjatë në hapësira të mbyllura.

admin admin

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

14 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

14 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

16 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

16 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

16 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

16 hours ago