<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Një test i ri gjaku mund të parashikojë rikthimin e kancerit të gjirit përpara se të shfaqen simptomat, thotë një studim

Një test i ri gjaku mund të parashikojë rrezikun e rikthimit të kancerit të gjirit tre vjet përpara se ndonjë tumor të shfaqet në skanime, një zbulim i madh që mund të ndihmojë më shumë gra të mposhtin sëmundjen e rëndë.

Ndonëse trajtimi për kancerin e gjirit është përmirësuar në dekadat e fundit, kanceri shpesh kthehet, dhe nëse ndodh, zakonisht kthehet në një fazë më të avancuar, shkruan The Guardian.

Por, tani hulumtimi i paraqitur në konferencën më të madhe në botë për luftimin e kancerit, ka treguar se një biopsi e lëngshme e personalizuar mund të sigurojë një shenjë paralajmëruese shumë të hershme se kanceri po kthehet.

Rezultatet nga një testim, të zbuluara në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago, mund të ndihmojnë se cilat gra kanë nevojë për terapi parandaluese dhe cilët pacientë mund të kursehen nga terapitë.

Testi zbulon sasi të vogla të ADN-së së kancerit në qarkullimin e gjakut. Rezultatet e testimit treguan se mund të parashikohet me saktësi rrezikun e rikthimit të kancerit, muaj apo edhe vite përpara se të fillojnë të shfaqen shenjat ose simptomat e zakonshme.

Studiuesit në qendrën kërkimore të Breast Cancer Now Toby Robins në Londër ishin në gjendje të identifikonin çdo pacient në testim, të cilëve iu rishfaqën simptomat. Koha mesatare e rikthimit të kancerit ishte 15 muaj, derisa më e gjata ishte 41 muaj.

“Zbulimi i hershëm është një nga armët tona më të mëdha kundër kancerit të gjirit dhe këto gjetje fillestare, të cilat sugjerojnë se testet mund të jenë në gjendje të zbulojnë shenja të përsëritjes së kancerit të gjirit gjatë një viti përpara se simptomat të shfaqen, janë tepër emocionuese”, tha Simon Vincent, drejtor i kërkimit te kjo qendër. /Telegrafi

admin admin

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

18 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

19 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

20 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

20 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

21 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

21 hours ago