<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Ku mbet plisi?!

Plisi është një ndër simbolet shqiptare më të lashta që i ka mbijetuar kohës qysh nga periudhat e hereshme antike e deri më sot. Plisi një kapele e thjeshtë e punuar nga leshi (që në në shumë treva shqiptare njihet edhe si Qeleshja për shkak të përmbajtjes së leshit) e hasim në shumë figura të ndritura të antikitetit. Me plis janë paraqitur Homeri, Odisa, Akili e shumë e shumë figura të njohura të antikitetit që përmenden nga e tërë bota. Plisi rrugëtoj në kohë edhe në mesjetën e hershme, ku hasim vizatime të shumta e afreska kishtare që vërehet qartë Plisi i Bardhë si gjysmë veze mbi kokë. E hasim edhe në mesjetë e në historinë e vonshme, tek figurat e ndrituna kombëtare e deri tek historia e re. Plis mbante edhe Isa Boletini e Idriz Seferi, Bajram Curri e luftëtart e tij trima. Ishte i pranishëm kudo e në cdo kohë, si në Gegëni e Toskni (i dallueshëm e në forma të ndryshme nëpër treva por i njejtë në përmbajtje  e simbolike. Me plis luftojë edhe Azem Bejta e kacakët e tij, plisi rrugëtoj edhe tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Ahmet Selaci e Bislim Bajgora, plisi i mbijetoj kohës.

Oxhaku i Shaban Jasharit ishte gjithmonë i ndezur, ku priste e përcillte e u bëhej konak mysafirve të shumtë që morën mbi supe ‘shkrimin’ e historisë së re, më të ndritur shqiptare. E Shabani mbante plis mbi kokë,  hera-herës i’a vnonte një shallë përmbi. Me plis u pa edhe Ademi e Zahiri, e mbanin me krenari!

Në këtë rast nuk do të ndalemi as në lashtësinë, as në simbolikën e as në ndërlidhjen dhe shpjegimin se si ky simbol kombëtar është fakt i padiskutueshëm se populli shqiptarë është ndër popujt më të lashtë të botës, që i dha botës shumëcka e mori shumë pak, ndoshta më mirë të themi humbi shumë! Por, rujati nderin, krenarinë, virtytete e larta njerëzore që shumë popuj u’a e kanë lakminë e shumë të tjerëve përreth u shtohet urrejtja e mëria e nuk ndalet! Në këtë rast do ta shtrojmë një pyetje shumë të thjeshtë dhe konkrete…ku mbet plisi sot?!

Pse po e hasim kaq rrallë nëpër rrugë e rrugica, xhami e kulte të tjera fetare, fusha e ara, nëpër dasma e morte, nëpër tregje e ‘hane’? Pse kaq pak njerëz po e mbajnë plisin, edhe ata të gjithë shumë të shtyer në moshë (përjashtim shoqërive kulturore artistike që e mbajnë për programe të ndryshme kulturore). Kur të kalojë edhe kjo gjeneratë, kush do ta mbajë plisin në kokë?!

Ky simbol që i mbijetoj kohës, duket se tashmë ka filluar ta humbë vlerën që kishte, nuk po është më ‘trend’ për moshat e reja, por më e keqja që edhe për gjeneratat e vjetra.

Ky plis që u’a vrante syrin shumë armiqëve, e nënqmonin e e shanin, e quanin me fjal pezhorative, i nxier e i baltosun nuk e humbi shkelqimin kurrë, sot po ka drojë se ka filluar të zbehet, ka drojë se do të mbetët vetëm nëpër skulptura, piktura e fotografi të vjetra.  Ka shumë drojë të mbetet vetëm në kujtësën popullore, sic kan mbetur shumë simbole tjera, që dita ditës nisën të harrohen e po harrohen ende edhe sot. A thua që edhe Plisin ka filluar ta mbuloj pluhuri i kohës?!

E.H /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

Nga dhimbja e gishtave deri te ndryshimi i zërit, 7 simptomat e kancerit të mushkërisë

    Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si…

5 hours ago

Si quhet kjo bime dhe çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani çdo ditë?

    Bordullaku shihet shpesh si një bar i zakonshëm që rritet në kopshte, trotuare…

5 hours ago

6 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë në pishinë

    Pishina është vendi ideal për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta të verës,…

6 hours ago

8 ushqime që rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe ju çojne drejt diabetit

    Është shumë e rëndësishme që të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në…

7 hours ago

Ushqimet më të këqija për mëngjes që rrisin kolesterolin dhe rrezikun për diabet

    Një ekspert i shëndetit u ka kërkuar njerëzve të “shmangin” ushqimet për mëngjes…

7 hours ago

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

    Nxehtësia e verës mund të jetë e lodhshme dhe t’i bëjë aktivitetet e…

8 hours ago