Një vlerësim i rrallë dhe mbresëlënës për shqiptarët vjen nga revista prestigjioze National Geographic, e cila i përshkruan ata si një popull të pathyeshëm dhe unik në Europë.
Sipas këtij përshkrimi historik, shqiptarët janë një ndër popujt më të qëndrueshëm, që kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve, luftërave dhe përpjekjeve për asimilim.
“As rrahjet, as armët, as burgimi, as mërgimi dhe as vdekja nuk i tund nga vendi”, thuhet ndër të tjera në këtë analizë.
Shqiptarët cilësohen si një popull me rrënjë të thella europiane, që prej më shumë se dy mijë vitesh jetojnë në territoret e tyre historike, duke ruajtur traditat, gjuhën dhe individualitetin e fortë.
Në analizë theksohet gjithashtu roli i tyre historik në rajon, përfshirë pjesëmarrjen në ngjarje të rëndësishme si luftërat për pavarësi në Ballkan, si dhe kontributi i diasporës shqiptare ndër vite.
Një nga elementët më të veçantë që theksohet është karakteri i pathyeshëm dhe individualist i shqiptarit, i cili, sipas revistës, është arsyeja kryesore pse ky popull nuk është zhdukur apo asimiluar, ndonëse ka qenë i rrethuar nga perandori dhe pushtues të ndryshëm.
Megjithatë, artikulli ndalet edhe te sfidat historike, si prapambetja ekonomike, konfliktet fisnore dhe ndikimet e sundimeve të huaja, duke theksuar se arsimi dhe zhvillimi janë çelësi për përparimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.
Përfundimi është i qartë: shqiptarët janë një popull që nuk nënshtrohet lehtë dhe që, pavarësisht gjithçkaje, vazhdon të mbijetojë dhe të ruajë identitetin e tij unik në Europë./Revista Ora
Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…