Plisi është një ndër simbolet shqiptare më të lashta që i ka mbijetuar kohës qysh nga periudhat e hereshme antike e deri më sot. Plisi një kapele e thjeshtë e punuar nga leshi (që në në shumë treva shqiptare njihet edhe si Qeleshja për shkak të përmbajtjes së leshit) e hasim në shumë figura të ndritura të antikitetit. Me plis janë paraqitur Homeri, Odisa, Akili e shumë e shumë figura të njohura të antikitetit që përmenden nga e tërë bota. Plisi rrugëtoj në kohë edhe në mesjetën e hershme, ku hasim vizatime të shumta e afreska kishtare që vërehet qartë Plisi i Bardhë si gjysmë veze mbi kokë. E hasim edhe në mesjetë e në historinë e vonshme, tek figurat e ndrituna kombëtare e deri tek historia e re. Plis mbante edhe Isa Boletini e Idriz Seferi, Bajram Curri e luftëtart e tij trima. Ishte i pranishëm kudo e në cdo kohë, si në Gegëni e Toskni (i dallueshëm e në forma të ndryshme nëpër treva por i njejtë në përmbajtje e simbolike. Me plis luftojë edhe Azem Bejta e kacakët e tij, plisi rrugëtoj edhe tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Ahmet Selaci e Bislim Bajgora, plisi i mbijetoj kohës.
Oxhaku i Shaban Jasharit ishte gjithmonë i ndezur, ku priste e përcillte e u bëhej konak mysafirve të shumtë që morën mbi supe ‘shkrimin’ e historisë së re, më të ndritur shqiptare. E Shabani mbante plis mbi kokë, hera-herës i’a vnonte një shallë përmbi. Me plis u pa edhe Ademi e Zahiri, e mbanin me krenari!
Në këtë rast nuk do të ndalemi as në lashtësinë, as në simbolikën e as në ndërlidhjen dhe shpjegimin se si ky simbol kombëtar është fakt i padiskutueshëm se populli shqiptarë është ndër popujt më të lashtë të botës, që i dha botës shumëcka e mori shumë pak, ndoshta më mirë të themi humbi shumë! Por, rujati nderin, krenarinë, virtytete e larta njerëzore që shumë popuj u’a e kanë lakminë e shumë të tjerëve përreth u shtohet urrejtja e mëria e nuk ndalet! Në këtë rast do ta shtrojmë një pyetje shumë të thjeshtë dhe konkrete…ku mbet plisi sot?!
Pse po e hasim kaq rrallë nëpër rrugë e rrugica, xhami e kulte të tjera fetare, fusha e ara, nëpër dasma e morte, nëpër tregje e ‘hane’? Pse kaq pak njerëz po e mbajnë plisin, edhe ata të gjithë shumë të shtyer në moshë (përjashtim shoqërive kulturore artistike që e mbajnë për programe të ndryshme kulturore). Kur të kalojë edhe kjo gjeneratë, kush do ta mbajë plisin në kokë?!
Ky simbol që i mbijetoj kohës, duket se tashmë ka filluar ta humbë vlerën që kishte, nuk po është më ‘trend’ për moshat e reja, por më e keqja që edhe për gjeneratat e vjetra.
Ky plis që u’a vrante syrin shumë armiqëve, e nënqmonin e e shanin, e quanin me fjal pezhorative, i nxier e i baltosun nuk e humbi shkelqimin kurrë, sot po ka drojë se ka filluar të zbehet, ka drojë se do të mbetët vetëm nëpër skulptura, piktura e fotografi të vjetra. Ka shumë drojë të mbetet vetëm në kujtësën popullore, sic kan mbetur shumë simbole tjera, që dita ditës nisën të harrohen e po harrohen ende edhe sot. A thua që edhe Plisin ka filluar ta mbuloj pluhuri i kohës?!
E.H /Trungu & InforCulture
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…