Një lugë me vaj ulliri çdo ditë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga demenca, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët e Harvardit.
Për më shumë se 92 mijë të rritur të vëzhguar gjatë 28 viteve, konsumimi i të paktën 7 gramë, pak më shumë se gjysmë luge, vaj ulliri në ditë lidhej me një rrezik 28% më të ulët të vdekjes nga demenca, krahasuar me ata që nuk hanin kurrë ose rrallëherë ullinj.
“Studimi ynë përforcon udhëzimet dietike që rekomandojnë vajra bimore si vaji i ullirit dhe sugjeron që këto rekomandime jo vetëm mbështesin shëndetin e zemrës, por potencialisht edhe shëndetin e trurit.
Zgjedhja e vajit të ullirit, një produkt natyral, në vend të yndyrave të tilla si margarina dhe majoneza komerciale, është një zgjedhje e sigurt dhe mund të zvogëlojë rrezikun e demencës fatale”, tha bashkautorja e studimit Anne-Julie Tessier.
Autorët e studimit të fundit vlerësuan dietat e pjesëmarrësve çdo katër vjet përmes një pyetësori dhe Indeksit Alternativ të Ushqimit të Shëndetshëm, i cili cakton vlerësime për ushqimet dhe lëndët ushqyese që parashikojnë sëmundje kronike.
Zëvendësimi i 5 gramëve, rreth 1.2 lugë çaji margarinë ose me vaj ulliri u shoqërua me një rrezik 8% deri në 14% më të ulët të vdekjes nga demenca. Rezultatet e zëvendësimit me vajra të tjerë bimorë ose gjalpë nuk ishin domethënëse, zbuluan autorët./rtsh.al/
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…