Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2021, kanceri ishte shkaku kryesor i vdekjes midis burrave dhe grave nën moshën 65 vjeç në BE.
Nga të gjitha vdekjet e regjistruara, 40.6 për qind e grave dhe 25.6 për qind e burrave kanë vdekur nga kanceri në grupmoshën e përmendur. Shkaqet e tjera më të zakonshme të vdekjes në mesin e grave nën 65 vjeç janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (14.9 përqind), Covid-19 (10.2 përqind) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (4.2 përqind).
Kur bëhet fjalë për personat e moshës 65 vjeç e lart, shkaqet kryesore të vdekjes tek gratë janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (37.3 përqind), kanceri (16.9 përqind), covid-19 (9.9 përqind) dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (5.7 përqind).
Tek meshkujt 65 vjeç e lart, arsyet kryesore ishin të njëjta, por me përmasa të ndryshme. Sëmundjet e qarkullimit të gjakut (31.8 përqind) ishin shkaku kryesor, pasuar nga kanceri (23.3 përqind), covid-19 (12.0 përqind) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (7.3 përqind).
Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…
Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…
Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…
Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…
Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…