Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë realizuar një rindërtim 3D të fytyrës së një Neandertali, parardhësit të njeriut, i cili u zhduk rreth 40 vjet më parë.
Fotoja tregon fytyrën e një gruaje që ka jetuar rreth 75 mijë vjet më parë në planetin tonë. Imazhi i fytyrës 3D të gruas u ndërtua nga shkencëtarët bazuar në mbetjet e copëtuara të një kafke e cila është gjetur në vitin 2015 në shpellën Shanidar në Kurdistan.
Me lejen e autoriteteve atje, Arkeologët Britanikë morën mbetjet e kafkës dhe i transferuan ato drejt Mbretërisë së Bashkuar ku shkencëtarët punuan për të bashkuar copëzat dhe për të rikrijuar kafkën e gruas e cila besohet se ka ndërruar jetë kur ka qenë 40 vjeç.
Pas formimit të kafkës një proces ky i cili mori më shumë se një vit kohë dy artiste holandezë të cilët njihen për aftësinë e tyre për krijimin e imazheve apo videove 3D bazuar në anatomikën e njerëzve të lashtë nga kockat dhe mbetjet e tyre fosile krijuan pamjen e parë të gruas neandertalë.
Emma Pomeroy e cila rikrijoi kafkën e Neondertalit i cili ka jetuar rreth 75 vjet më parë në token tone ka rrëfyer për BBC-në se për të kjo ka qenë një eksperencë jashtëzakonisht emocionuese.
Media Britanike dhe platforma Netflix kanë punuar së bashku për të sjellë për publikun dokumentarin e Quajtur Sekretet e Neandertalëve, i cili pritet të zbulojë më shumë për evolucionin dhe zhdukjen e tyre rreth 40 mijë vjet më parë. /abcnews
Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…
21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…
Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…
Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…
Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…
Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…